E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurmimi i aseteve qe rrjedhin nga organizatat kriminale

Gjurmimi i aseteve kriminale që rrjedhin nga organizatat kriminale, të cilat veprojnë në Itali, ka sjellë në Tiranë, Gjeneralin Savero Capolupo, Komandant i Përgjithshëm i Guardia di Finanzza.

Gjenerali Capolupo, kryesonte një delegacion të gjerë të gjurmimit të aktiviteteve kriminale dhe bashkë me drejtuesit e INTERFORCE në Tiranë, kanë zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj, dhe krerët e policisë kufitare dhe antikrimit të organizuar.

Në deklaratat për shtyp u rikonfirmua niveli i lartë i bashkëpunimit mes dy policive.
Ndërsa mes rreshtave të deklaratave të gjeneralit të Guardia di Finanzza, edhe pse nuk qëndroi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, lexoheshin dhe porositë e lëna.
Burime të “ABC Neës”, u shprehën se Capolupo ka ardhur me dosje konkrete, për të cilat ka marrë garancinë e kolegëve shqiptarë.

Guardia di Finanzza, ka rritur rolin e vetë në barrierën ndaj skafeve të trafikantëve shqiptarë të drogës, të cilët synojnë Itali. Guardia di Finanzza, mbështeti policinë shqiptare me avionë të specializuar për lokalizimin e parcelave të kultivimit të kanabisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›