Reshje te medha bore ne Peshkopi

Reshje te dendura dëbore kanë përfshirë rrethin e Dibrës. Trashësia në zonat e thella ne lartësi mbi 800 metra kalon mbi 45 cm ndërsa në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës trashësia arrin 20 cm.
Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme. Nuk raportohet për bllokim te rrugëve .
Ne Berat rikthimi i reshjeve të shiut me intensitet të lartë ka shkaktuar probleme ne aksin rrugor Berat- Çorovodë, pasi kane rene grurë dhe ka rrëshqitje te dheut.
Ne Qafën e Llogarasë qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak reshjeve të borës, por nuk janë shfaqur probleme serioze.
Me kritike situata shfaqet në zonën e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, ku shumë rrugë rurale janë të kalueshme me vështirësi.