Gjykata, 22 vjet burg per trafikun e armeve
Redinalda Caushaj
Trafiku i armeve ne linjen Kosove-Shqiperi-Kosove, u ka kushtuar 22 vjet burg tre te pandehurve. Diten e djeshme, trupi i Gjykates se Krimeve te Renda, i kryesuar nga gjyqtarja Lilijana Olldashi, ka shpallur fajtor dhe denuar Isa Docaj, Kujtim Bajramajn dhe Edison Demushin, qe u ndaluan me 9 gusht te vitit te kaluar ne aksin rrugor Tropoje-Tirane. Te akuzuarit perfituan gjykimin e shkurtuar, pasi kishin pranuar akuzen e ngritur nga prokuroria. Gjykata dha 10 vjet heqje lirie per Isa Docaj, nje vit me shume per Kujtim Bajramajn dhe me 9 muaj heqje lirie per Edison Demushin, te cilet perfitojne ulje te vendimit me 1/3 e denimit.
Prokuroria i cilesoi tre te pandehurit si autore te trafikut te nje sasie prej 21 pistoletash, tip