E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicer, pranga 5 shqiptareve per droge

Zyrih - Policia zvicerane ka arrestuar pese shqiptare te dyshuar si trafikante te drogave te renda ne Zyrih, pas nje operacioni te zhvilluar dy dite me pare. Agjentet arriten qe te sekuestronin 1,2 kg heroine, 70 gr kokaine dhe 1,5 kg perzieres per narkotikun. Gjate kontrollit fizik shqiptareve, emrat e te cileve nuk u bene publik, u gjeten edhe 7 mije franga dhe telefona celulare. Fillimisht policet ndaluan njerin prej shqiptareve qe transportonte 120 gr heroine ne nje cante. Me pas kane zbarkuar ne nje apartament ne Zyrih ku banonte i dyshuari. Aty eshte zbuluar pjesa tjeter e narkotikut dhe sendeve te dyshimta, pasi aty qendronin edhe kater shqiptare te tjere. Aktualisht, tre prej shqiptareve gjenden perballe akuzes se rende te trafikut te droges, ndersa dy te tjeret jane nen hetim si te dyshuar per fshehje te krimit dhe bashkepunim ne aktivitet te paligjshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›