Gjykata Administrative Berisha Nuk ka vakum

Kreu i qeverise ka theksuar se Shqiperise i mungon institucioni i Gjykates Administrative por nuk ka asnje vakum ligjor dhe keto ceshtje shqyrtohet nga sistemi aktual i drejtesise.
Shqiperise i mundon nje institucion i vecante i Gjykates Administrative por nuk i mundon asnje nga kodet e kesaj fushe. Ne kete aspekt nuk ka asnje vakum ligjor. Ceshtjet civile gjykohen ne gjykatat e vendit ne te gjitha shkallet eshte shprehur Berisha.
Ai ka bere thirrje per nje bashkepunim mes Ministrise se Drejtesise Gjykates se Larte dhe KLD-se per evidentimin e ketyre ceshtjeve dhe krijimi i mundesise per pershpejtimin kohor te tyre.
Te gjendet nje mundesi per perafrimin maksimal te afateve te shqyrtimit te ketyre ceshtjeve duke shfrytezuar hapesirat e Kodit te Procedures Civile dhe atij Administrativ theksoi ai.
Duke folur per vendimin e qeverise per importimin e mbeturinave me qellim riciklimin Berisha deklaroi se ky proces do te jete i sigurte.
Ai beri te ditur se per cdo produkt te importuar do te nxirret nje vendim i vecante nga Keshilli i Ministrave.
Ne vendimin e qeverise nga lista jeshile per qarkullim te lire te lejuar nga BE u perzgjodhen vetem 1/3 saj. Nga 166 qe jane gjithsej vendimi i qeverise vendosi per importimin e vetem 55 prej tyre. Ky vendim eshte vetem ne parim pasi sipas tij importi i ketyre 55 produkteve do te behet vetem me vendime te vecanta. Ky eshte unik per sa i perket garancive pasi ai perjashton cdo import pervec produktit qe do te importohet me vendim qeverie tha Berisha i cili theksoi se nuk do te kete asnje lloj importimi per djegie.
Me pas kreu i qeverise u beri thirrje te gjitha universiteteve qe kane kapacitete dhe mundesira per projekte te reja master qe te bejne kerkesen.
Nuk do te kete asnje kufizim per ta theksoi Berisha.