E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojne ilacet e leucemise

Citostatiket jane shnderruar ne makth per prinderit te cilet kane femijet me semundje te renda te shtruar ne Spitalin e Pediatrise ne Tirane.

Ne farmacine e spitalit prej kohesh keto medikamente mungojne. Dy prej nenave qe i kane femijet te shtruar me leucemi ne spital kane rendur neper depot farmaceutike neper Tirane per te blere kete medikament por nuk mund ta blejne edhe pse ai kushton 180 euro flakoni.

Ky medicament nuk shitet pasi ai eshte i destinuar vetem per sherbimin spitalor dhe duhet te terhiqen nga farmacia e spitalit.

Pas ankesave ne drejtorine e QSUT-se dhe ne Ministrine e Shendetesise mesohet se eshte siguruar nje sasi medikamenti. Drejtues te QSUT-se sqarojne se kishin te benin me nje vonese por tashme ky medikamentet gjendet ne farmacine e sitalit. Nderkohe shefja e sherbimit te pediatrise Anila Godo konfirmon se eshte siguruar nje sasi citostatikesh vetem prej 20 flakonesh e mjaftueshme vetem per pak dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›