Digjen 5 milione euro per teater

Ideja per here te pare u be publike vetem pak jave me pare nga kryearja e Kuvendit zonja Topalli.
Ky vendim nga ana financiare duket paradoks pasi deklarata e zonjes Topalli u be fare pak dite pasi ajo vete kishte promovuar sallen e re te rikonstruktuar te Kuvendit per te cilen nga buxheti i shtetit u harxhuan 79 milione leke.
Ndertimi i nje godine te re te Kuvendit praktikisht i kthen te pavlefshme parate e shpenzuara per sallen e re aktuale.
Ndertimi i parlamentit te ri zhvlereson edhe investimin e nisur nga Ministria e Kultures qe tek ish piramida te ndertohet teatri kombetar. Per kete investim jane levruar 5 milione euro me gati dy vjet me pare.
Puna per rikonstruksionin ka kohe qe ka nisur dhe ish piramida eshte zhveshur teresisht nga fasada nderkohe qe ne ambjentet e brendshme jane bere investime te rendesishme qe kapin deri tani 30 perqind te vleres.
Nderprerja e investimit se aty mund te ndertohet parlamenti i ri djeg jo vetem parate e perdorura por edhe pjesen e paperdorur te ketij fondi. Vetem per keto dy arsye demi qe i shkatohet buxheti te shtetit nga keqadministrimi i qeverise per investimet qe ajo kryen pa koherence dhe pa asnje parashikim arrijne mbi 5.5 milione euro.
Nderkohe nese ish piramida shembet per te ndertuar godinen e re te kuvendit sipas arkitekteve te njohur duhen te pakten nje fond prej 10 milione euro.
Pa perfshire pajisjet brenda saj dhe shpenzimet per shkaterrimin e objektit te vjeter.
Ndersa per rikonstruksionin e ish piramides per ta pershtatur per ambjentet e Kuvendit sipas vleresimeve paraprake duhen rreth 30 milione euro.
Pra ndertimi i nje salle te re paraprakisht krijon nje kosto ne buxhet qe varion nga 10 milione deri ne 30 milione euro.
Por vlera e piramides sot ne treg ne kete gjendje qe eshte llogaritet me vleren e tregut.
Nuk ka nje vleresim paraprak te kesaj pasurie por piramida per shkak te volumit siperfaqes dhe aksesit per te qene funksionale ka nje vlere disa here me te madhe se hoteli Dajti ne krah te saj per te cilin qeveria e shiti 30 milione euro pasi vetem per ndertimin e saj perpara viteve 90 jane harxhuar sipas arkitetit te saj zotit Klement Kolaneci te pakten 30 milione leke pa perfshire investimet brenda objektit.
Ndaj prishja e saj krijon nje kosto edhe me te madhe.
Per te gjitha keto argumenta ndertimi i salles se re te parlamenti jo vetem shkakton dem buxhetit te shtetit per te cilin Kontrolli i Larte i Shtetit duhet te gjeje pergjegjesit por kerkon investime shtese te cilat ne kushtet e buxheti aktual qe po vuan nga pesha e deficitit te larte te shkaktuar nga borxhet e qeverise duket paradoks financiar me nje shkelqim po aq te rreme se ai i muzeut te ish-diktatorit Hoxha vite me pare.