E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative SHBA Rrezimi per faj te opozites

Nje jave pas shtyrjes ne Kuvend te votimit te ligjit per Gjykaten Administrative ne Kuvend ambasada amerikane ne Tirane u shpreh e zhgenjyer mbi kete fakt. Nepermjet nje deklarate te shperndare per mediat Ambasada amerikane fajeson direkt opoziten per mosmiratimin e ketij ligji. Ne njoftim thuhet se Ambasada e Sh.B.A. u angazhua aktivisht me te dy partite dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per miratimin e ketij ligji.

Ambasada e Sh.B.A. shpreh mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. Eumlshte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos votonte projektligji-thuhet me tej deklarate. Ambasada kujton se ligji per Gjykatat Administrative u ndertua per te ulur mundesite per korrupsion per te permiresuar transparencen ne sistemin gjyqesor per te perforcuar sundimin e ligjit per te rritur besimin e qytetareve ne institutionet publike si dhe perafrimin e metejshem te sistemit gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Europian. Ligji ishte identifikuar si nje kerkese e rendesishme per Shqiperine dhe ka pasur mbeshtetje te gjere nga partite politike dhe komuniteti i biznesit.

Sefundi ambasada amerikane kujton se Deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te Sh.B.A. per perberesin e Gjykatave Administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Ndersa thuhe me tej mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te Statusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›