Operacioni Liria ne Prove ve ne pranga 4 persona

Ne saje te operacionit te koduar Liria ne Prove nje operacion i mirefillte 11 muajor realizuar nga policia e Tiranes ka vene ne pranga Flutura Meco me detyre Kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje Almir Meco avokat Adriana Xeba dhe Edmond Kalaja te dyshuar per kryerjen e vepres penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
Ne nje konference per shtyp zedhenesja e policise se shtetit Klejda Prangarica deklaroi se Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje ne bashkepunim me Almir Meco bashkeshorti i saj dhe avokat i licencuar si dhe me shtetasen Adriana Xeba kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Keto para jane marre me qellim qe te influenconin ne dhenien e vendimit nga gjyqtaret.