E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian debaton per vizat. Te enjten votimi i raportit

Parlamenti Europian ka debatuar pasditen e te merkures mbi raportin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Ne fillim te seances hartuesja e raportit eurodeputetja Tanja Fajon tha se votimi i te enjtes do te jete nje drite jeshile per keto dy vende te cilat i kane plotesuar kushtet. Te hiqen vizat para Krishtlindjeve. Me lini te shtoj se detyra jone eshte njohja e punes se veshtire ne te dy vendet per te permbushur te gjitha kushtet kryesore. Kjo njohje do te ishte mesazh pozitiv per te gjitha vendet ne Ballkanin Perendimor deklaroi Fajon.

bull Vizat Fajon Nuk ka arsye per vonesa
bull Eurodeputetet PE vote masive per heqjen e vizave

Ne te njeten linje me te eshte shprehur edhe Sesilia Malstrom e cila tha se keto dy vende i kane permbushur te tre kushtet e kerkuara per heqjen e vizave gjithashtu sigurine e kufijve luften ndaj krimit te organizuar etj. Por megjithate tha Malstrom eshte thelbesore qe keto dy vende te garantojne se nuk do kete shtim te numrit te azilkerkuesve. Ndersa Viktor Boshtinaru eurodeputeti rumun eshte treguar mjaft i ashper me politiken shqiptare. Ai tha se ne Shqiperi ende nuk eshte zgjidhur kriza politike nderkohe qe disa zyrtare akuzohen per korrupsion. Heqja e vizave nuk duhet te merret si nje shenje pozitive nga BE tha Boshtinaru. Por nje debat i nxehte ka nisur me pas mes dy deputeteve holandeze Daniel Van der Stoep dhe Emine Bozkurt.

Duke i qendruar amendamentit te tij i rrezuar ne komisionin e Brendshem te PE Van Der Stoep tha se keto vende kane si ligj themelor te te drejtave te njeriut ligjin e Sheriatit duke permendur dhe njehere anetaresimin e ketyre vendeve ne Konferencen Islamike. Ai tha se nuk duhen liberalizuar vizat me keto dy vende te korruptuara. Por ka hasur menjehere kundershtimin e koleges se tij Bozkurt e cila tha se argumentet e Van Der Stoep jane absurde pasi asnje nga te dy vendet nuk ka treguar deri me sot ndonje shenje si anetare e konferences islamike. Nderkaq ne fjalen e deputeteve eshte permendur edhe liberalizimi i vizave me Kosoven si nje proces qe duhet te nise shume shpejt. Raporti per heqjen e vizave do te votohet te enjten.

Anisa Braho Azhornuar se fundi e merkure 06 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›