Ne Stubell u mbajt manifestimi fetar e kulturor Takimet e Dom Mikelit
Manifestimi i pervitshem fetar e kulturor Takimet e dom Mikelit qe u mbajt te shtunen e kaluar ne fshatin Stubell te Kosoves eshte nje nder ngjarjet me te rendesishme qe organizohen ne komunen e Vitise dhe nje nder ngjarjet me te rendesishme edhe per ipeshkvine e Kosoves ne shenje te nderimit dhe respektimit te fillimit te punes se shkolles se pare shqipe ne Kosove hapur ne objektin e Kishes se vjeter katolike te Stublles me 1584 dhe mesuesit te pare te kesaj shkolle Dom Mikel Tarabulluzit.
Qe prifti kosovar don Rrok Gjonlleshaj ideatori e nismetari i kesaj ngjarje shpirterore e fetareai i cili me 28 shtator 1991 per here te pare organizoi Takimet e Dom Mikelit si famullitar i atehershem i bashkesise Kishtare te Shen Jozefit ne Stublle. E te shtunen e kaluar manifestimi tradicional fetar e kulturor Takimet e Dom Mikelit shenoi 20 vjetorin e organizimit. Ngjarja e pare e ketij manifestimi qe Meshes e Shenjte kremtuar ne oren 1000 nga don Lush Gjergji Vikar gjeneral i Ipeshkvise se Kosoves. Pas Meshe programi i manifestimit vijoi me tribunen kulturore me kumtesen e paraqitur te don Lush Gjergjit mbi Jubileun e 100 vjetorit te lindjes se te Lumes Nenes Tereze.
Risia e manifestimit te sivjetme qe edhe zbulimi i Memorialit te Martireve te Karadakut si dhe shpallja zyrtare e Muzeut Kombetare te Shkolles se Pare shqipe ne Kosove.
Ministri kosovar i kultures rinise e sportit z. Lutfi Haziri beri shpalljen e Muzeut Kombetar te Shkolles se Pare shqipe ne Kosove. Ne baze te njohurive tona mbeshtetur ne te dhena te studiuesve te shumte vendore e te huaj Ipeshkvia e Kosoves konfirmon si Shkolle te Pare Shqipe shkollen ne fshatin Stubell te Eperme.
Funksionimi i kesaj shkolle me nderprerje te herepashershme per shkak te rrethanave historike ne te cilat u gjend populli shqiptar percillet qe nga viti 1584 i njohur si Kolegji i Shen Lukes themelet e te cilit deri vone jane ruajtur nga banoret vend per te vazhduar deri me 1905 kur Stublla pavaresohet si famulli. Ky vit nderkaq shenon edhe mbeshtetjen financiare te shkolles nga ana e Austro-Hungarise se kendejmi dhe njohjen nderkombetare te saj. Po keshtu u be zbulimi i Memorialit te Martireve nga znj. Nurije Hoxha perfaqesuese e Ambasades se Frances ne Prishtine. Me pas sic eshte bere tradite u zhvillua edhe Ora e madhe letrare ndarja e cmimit Agim Ramadani per tri poezite me te mira si dhe cmimi i kompozitorit Akil Koci.
Marre nga Radio Vatikani