E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat PS institucionalisht kunder familjarisht pro

Nje i aferm i deputetit te Partise Socialiste Erion Brace ishte ne Komisionin e Vleresimit te Ofertave per kasat. Njerezit e Rames ne konflikt interesi me kasat.

Partia Socialiste eshte ne konflikt te hapur interesi per kasat pasi dy nga kompanite qe kane te drejte te furnizojne tregun me kasa fiskale jane nen zoterimin e njerezve mjaft afer kreut te kesaj partie Edi Rama. Nga ana tjeter burime qe nuk duan te identifikohen thane per standard se vetem institucionalisht Partia Socialiste i kundershton kasat pasi familjare te deputetit Erion Brace qe kane qene te pranishem ne Komisionin e Vleresimit te Ofertave per kasat fiskale i kane miratuar ato. Te njejtat burime thane per gazeten se historia e kundershtimit ne te vertete bazohet ne nje konflikt te hapur interesi mes nje kompanie prane Blendi Klosit dhe asaj te Belinda Ballukut. Burimet thone se Rames i intereson me shume fitorja e kesaj te fundit dhe do te donte te eliminonte 4 kompanite e tjera ne treg ne menyre qe te kishte monopolin e kasave. Kjo mendohet te jete arsyeja e vertete e luftes politike qe PS po ben ditet e fundit kunder kasave fiskale pasi nga ana tjeter edhe pse i ka kundershtuar keto zyrtarisht ka qene nje njeri mjaft i afert i deputetit te PS-se Erion Brace pjesetare ne komisionin e vleresimit qe i ka miratuar keto kasa. Burimet thane se Ergys Qirici kunati i Braces ka qene pjese e ketij komisioni per kasat fiskale dhe ka miratuar kasat qe duhet te instalohen tani dhe qe opozita po i kundershton. Konflikti i interesit brenda PS-se per kasat eshte permendur edhe dje nga kreu i qeverise Sali Berisha. Sepse do te dale me vone shume shpejt se ku jane vjedhjet dhe ku flene lepujt. Nuk jane keto objekt i mbledhjes se qeverise por ju garantoj se eshte lufte midis klaneve te atyre qe bertasin cdo dite per kasat - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›