Gjykata Administrative shqiptaret nuk besojne perrallat e Edi Rames

Kryeministri Sali Berisha komenton edhe qendrimin e opozites ndaj reformes ne drejtesi
Kryeministri Sali Berisha ne vijim te vizites ne Gjirokaster i beri thirrje kreut te opozites Edi Rama te jape konsensus per ligjin e Gjykates Administrative si nje projekt ky qe eshte ne interes te qytetareve shqiptare dhe mbare biznesit ne teresi.
Berisha tha se vendimi i PS-se per te bojkotuar nismen e mbeshtetur nga qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes partneri strategjik i Shqiperise ne kuader te ndalimit te arbitraritetit ndaj biznesit dhe trajtimit administrativ te te gjitha problemeve administrative mes shtetit dhe biznesit eshte nje gabim i madh dhe mund te korrigjohet vetem duke ndryshuar qendrimin ndaj projektligjit. Ajo cka une mbetem i sinqerte eshte se veprimi i kryetarit te te PS-se per te mos votuar ligjin eshte jashtezakonisht i rende dhe nuk ka gje me te mire sesa kur behet nje gabim te korrigjohet sepse eshte ne interesin jetik te cdo njeriu qe te korrigjoje gabimet. Por tu thote qytetareve se nuk e votova ate per inat te Sali Berishes sepse po ta votoja do i jepja nje gjykate ne dore eshte po te perdorim nje shprehje popullore si tu tregosh perralla me mbret. E theksova dhe e theksoj serish Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane tek Partia Demokratike tek qeveria e Sali Berishes dhe tek Sali Berisha partnerin strategjik me te rendesishem ne vend por dhe me gjere u shpreh Berisha.
Shefi i ekzekutivit kujtoi se pretendimet e Rames se permes votimit te ligjit Gjykata Administrative do vihej nen varesine e qeverise tha se jane teresisht te pabaza sepse SHBA-te nuk investojne asnje qindarke per ti dhene drejtesine ekzekutivit. Por nga ana tjeter Shtetet e Bashkuara nuk investojne asnje qindarke per ti dhene drejtesine ekzekutivit. Ata qe e njohin mire kete demokraci te madhe njohin se shtylla kryesore e garancise se lirive te qytetareve amerikane eshte sistemi i drejtesise dhe eshte i tille sepse eshte i pavarur tha kryeministri.
Berisha deklaroi me tej se Gjykata Administrative ishte interesi me i mire i te gjithe biznesmeneve shqiptare sepse do te zgjidhte cdo lloj kundershtie qe do te lindte midis ekzekutivit arbitraritetit te tij dhe biznesit ne radhe te pare plus qe do tu sherbente te gjitha problemeve administrative per ti zgjidhur ne nje menyre me te mire me ligjore dhe me te bazuar. Ne perfundim kryeministri perseriti dhe njehere ftesen drejt kreut te opozites per te votuar sa me shpejt ne seance ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative. Sidoqofte ftesa ime eshte qe zoteria i tij te rishohe qendrimin dhe ta votojme ligjin kur te doje. Te sjelle cdo amendament qe te doje. Une paraprakisht kam besim se ata nuk do te sjellin amendamente ne kundershtim me parimet dhe ti votojme. Kjo eshte ajo qe mund te them pra i gjithe komenti deklaroi Berisha.
Per liberalizimin e vizave
Ky vendim eshte nje vendim i merituar dhe ky vendim ka ne baze lumenjte e djerses se derdhur nga ju dhe mbare shqiptaret per ta bere Shqiperine nje vend tjeter. E verteta eshte se ne rast se e nisem nga mjerimi dhe skamja e tejskajshme ia dolen qe dhe me mire nga cdo vend tjeter ta ndryshonim kete vend dhe Shqiperia te renditet si nje nga vendet qe jetohet me mire dhe jam i sigurt qe Shqiperia shume me shpejt do te ece dhe do te behet nje vend shume here me i mire sesa eshte tani. Heqja e vizave dhe levizja e lire eshte liri e madhe por edhe dinjitet njerezor sepse tani do te levizni te lire ne mbare Europen do te shkoni te takoni femijet motrat vellezerit njerezit tuaj kudo qe jane ne Greqi apo Europe dhe do te ktheheni si njerez te lire ne vatrat tuaja.