E Diel, 1 Nëntor 2026

A mundet qe Irani Turqia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te behen aleate

11-10-2010 / Foreign Affairs

Nje treshe e pazakonte

Stephen Kinzer eshte shprehur se Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te kene partneritet me Iranin dhe Turqine per ti dhene shtyse demokracise dhe per te luftuar ekstremizmin ne Lindjen e Mesme. Edhe pse eshte e veshtire te imagjinosh Iranin si mik i Uashingtonit Turqia eshte e gatshme ta luaje kete rol

Nga Mustafa Akyol Foreign Affairs

Papergjegjshmeria thuhet shpesh se po ben te njejten gje perseri duke pritur edhe rezultate te ndryshme. Kur vjen puna per Lindjen e Mesme shkruan Stephen Kinzer nje korrespodent i huaj veteran Uashingtoni ka vepruar pikerisht keshtu. Ai shton se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nevoje per nje partneritet me Iranin dhe Turqine per te krijuar nje trekendesh te fuqishem aktivitetet e te cilit do te promovojne nje kulture demokracie dhe do te luftojne ekstremizmin.
Per momentin Irani me ideologjine e vet radikale dhe me programin berthamor eshte nje nga shqetesimet me te medha per Uashingtonin.
Edhe pse Turqia eshte aleate me Ameriken prej nje kohe te gjate marredheniet e tyre jane testuar keto kohet e fundit.
Qershorin e kaluar perfaqesuesi i Turqise ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara votoi kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndash per nenshkrimin e sanksioneve ne Iran. Keto dite Uashingtoni pyet Kush e humbi Turqine dhe per momentin nuk po kerkon ndonje bashkepunim me perfshires me te.
Por aleanca e ketyre tre vendeve eshte nje projekt afatgjate dhe ideja e gjen terrenin ne historine moderne te rajonit. Ndryshe nga vendet e tjera myslimane shprehet Kinzer Irani dhe Turqia kane nje pervoje shekullore ne luften per lirine politike gjate se ciles kane zhvilluar lsquo demokracine dhe jane pergjeruar per te.
Kjo do te thote se kane te njejtat vlera themelore bashke me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Per me teper Irani dhe Turqia kane vene bazat e nje shoqerie te forte civile. Dy vendet kane edhe qellime strategjike me Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje deshire per ta pare Irakun dhe Afganistanin te stabilizuar dhe levizjet radikale te suniteve sic eshte Al Kaeda te shtypur.
Karotat i hane gomeret/Trekendeshi i Kinzerit nuk mund te shfaqet ne boten e sotme. Irani shkruan ai duhet te ndryshoje dramatikisht dhe ti rikthehet demokracise para se te formohet kjo aleance. Si mund te ndodhe kjo eshte ende e paqarte por nderkaq Kinzer propozon nje strategji te dyfishte angazhimin me regjimin e tanishem qe te jete sa me efektiv qe te jete e mundur dhe te pritet dita kur proamerikanet te vijne ne pushtet.
Angazhimi padyshim qe eshte politike e administrates se Obames por Kinzer argumenton me tej se Uashingtoni duhet te jete sypatrembur qe te nise negociatat e drejteperdrejta gjitheperfshirese dhe pa kushte me Teheranin. Depertimi diplomatik i Niksonit me Kinen komuniste i kujton ai lexuesve erdhi ne nje kohe kur Pekini po pajiste me arme ushtaret e Vietnamit te veriut qe po i perdornin ato per te vrare amerikanet. Niksoni nuk beri mire qe i vuri kushte negociatave nenvizon Kinzer. Ai e pranoi qe diplomacia funksionon ne te kundert. Marreveshja erdhi ne fillim me pas u ndoq nga ndryshimet ne sjellje. Kinzer kritikon gjithashtu edhe tonin e diplomacise amerikane te sotme qe nuk shfaq ate qe kerkojne iranianet respekt dinjitet rikthimin e krenarise se humbur. Kjo e ben joproduktiv te ashtuquajturen karrote apo shkop afrues per Teheranin. Kjo mund te jete e pershtatshme vetem per gomeret shkruan Kinzer por jo per tu marre me nje komb 10 here me te vjeter sesa Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Celesi per ta kthyer Iranin nga armik ne nje mik nuk eshte kercenimi per regjimin e Iranit eshte ta besh ate me te sigurt. Ka shume gjera te pamatura per Iranin dhe regjimi i tanishem mund te mos kete vullnetin e duhur per tu bere partner me Shtetet e Bashkuara te Amerikes pa e marre parasysh tonin e propozimeve. Keshilla e vetme e Kinzerit eshte qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ta shmangin emocionin te mos bejne asgje per ta veshtiresuar partneritetin kur kushtet jane ne rrugen e duhur dhe nese nisin negociatat te mos behen leshime per regjimin e Iranit qe i dobeson iranianet qe jane persekutuar per te mbrojtur vlerat e demokracise. Por Kinzer nuk qarteson se sa delikat eshte ekuilibri qe duhet mbajtur dhe ofron pak drejtim per politikeberesit qe kerkojne me shume harta per rruget e politikes.
Konflikti brenda civilizimit/Kemba tjeter e trekendeshit te propozuar nga Kinzer partneriteti SHBA-Turqi eshte shume me teper realist duke u institucionalizuar prej dekadash dhe meriton nje vemendje me te madhe. Ne te vertete shtegu i ri i Turqise mund te rrise te perfitimet qe vijne nga raporti Shtetet e Bashkuara te Amerikes-Turqi ashtu sic argumenton ne menyre pasionante Kinzer. Kemal Ataturk perparoi me reformat perendimore dhe e vuri kombin ne nje hap shekullor perpara. Ne qender te kesaj historie eshte nje beteje midis ndricimit perendimor dhe obskurantizmit. Ne te vertete ndarja ne dy pjese ka qene midis perendimoreve dhe modernisteve. Perendimoret te udhehequr nga Ataturku rimodeluan Turqine si nje komb teresisht evropian duke vene theksin te shekullarizimi dhe perendimi. Ata bene thirrje per reforma ekonomike dhe politike por kembengulen ne ruajtjen e kultures tradicionale dhe fetare ne te njejten kohe.
Pasi fituan kontrollin e vendit pas Luftes se Pare Boterore perendimoret imponuan nje revolucion kulturor dhe vune ne funksion pushtetin per ta transformuar Turqine nen sentencen per njerezit pavaresisht nga ata. Ata urdheruan qytetaret te vishnin rroba perendimore si p.sh. te vendosnin kapele ne forme rrethi dhe te degjonin muzike perendimore si opera dhe u shperndane pothuaj ne te gjitha institucionet fetare.
Por vetem nje pjese e vogel e popullates e perqafoi kete ndryshim radikal duke i bindur revolucionaret qe demokracia duhet te braktiset ne favor te autoritarizmit dashamires.
Modernistet nga ana tjeter perkrahen demokracine dhe favorizuan reformat ne Turqi permes zhvillimit ekonomik duke bere thirrje per iniciativa tregtie dhe private.
Kryeministri Adnan Menderes i cili erdhi ne pushtet me 1950 ne zgjedhjet e para ne vend shume shpejt u shnderrua ne ikone per ta. Ai ndaloi revolucionin kulturor lehtesoi ndrydhjen e fese dhe drejtoi bumin ekonomik - duke ofruar 3 fitore elektorale.
Por perpjekjet e tij ndeshen me perendimoret dhe ai u ekzekutua me 1961 nga nje junte pro-Ataturk. Me 1980 pishtari i modernisteve mblodhi forcat nga kryeministri dhe me vone Presidenti Turgut Ozal dhe me vone nga AKP qe ka qene ne pushtet qe me 2002.
Padyshim themeluesit e AKP ku perfshihet edhe Recep Tayyip Erdogan u ngrit nga nje force e trete ne politiken turke ndash Islamizmi.
Me kalimin e kohes ata u reformuan te dyja jashte sensit te pragmatizmit.
Pavaresisht nga retorika fetare AKP perjashton qellimin me kryesorndash krijimin e nje shteti islamik. Ndryshimet midis perendimoreve dhe modernisteve kane ndikuar ne politiken e jashtme turke. Modernistet kurre nuk e kane shprehur mospelqimin ideologjik per Lindjen dhe nisen ta zhbllokonin ate pas Luftes se Ftohte.
Gjate Luftes se Ftohte Bashkimi Sovjetik dominoi ne Ballkan Kaukaz dhe ne Lindjen e Mesme duke e lene Turqine te izoluar dhe te rrethuar nga armiq.
Kur u rrezua Bashkimi Sovjetik presidenti Ozal nisi te krijonte lidhje me shume kryeqytete arave dhe te Azise Qendrore dhe nisi shkembimet e biznesit. Ne te njejten kohe ai mbajti lidhje te forta edhe me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me aleate te tjere te Nato-s. Pas vdekjes se Ozal me 1993 Turqia vuajti nje dekade humbjeje te nje koalicioni jo te qendrueshem te qeverise nje goditje indirekte erdhi kur dha doreheqjen kryeministri dhe per shkak te krizave te thella ekonomike.
Vendi u la me shume pak kapacitete. Situata ndryshoi me 2001 kur AKP erdhi ne pushtet dhe menjehere u perball me nje vendim fatal a duheshin lejuar trupat amerikane te perdornin territorin turk per te pushtuar Irakun Te gjendur prane nje aleati te rendesishem dhe nje lufte jopopullore qeveria e AKP me pak hezitim i hapi kufijte turke per trupat ushtarake.
Por maxhoranca ne parlament e AKP per habi te Shteteve te Bashkuara te Amerikes votoi kunder. Edhe pse Ankaraja ne fillim ishte e pasigurt nese po bente ate qe duhej u gjend shpejt nje konsensus qe nxori ne shesh faktin qe lufta ne Irak ishte shkaterrimtare dhe se Turqia kishte vepruar mire qe kishte ndenjur jashte saj.
Per refuzimin e perkrahjes se pushtimit te Irakut Turqia gezoi nje popullaritet ne rritje ne Lindjen e Mesme duke shtuar keshtu jo vetem prestigjin e diplomateve turq aty por edhe te ardhmen per biznesin dhe zhvillimin e ekonomise te cilet u bene papritmas partnere joshes per Lindjen e Mesme. Vota e Iranit kunder sanksioneve te Kombeve te Bashkuara duhet pare pikerisht ne kete kontekst.
Turqit kane mesuar se mund te ngadhenjejne ndash si ne pozite edhe ne ekonomi ndash duke refuzuar te bashkoheshin me Shtetet e Bashkuara te Amerikes kur ajo vepron ne menyra qe duket se nuk kane nevoje per agresivitet.
Edhe pse Turqia ka shume objektiva te njejta me politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ajo preferon ti realizoje ato permes pushtetit te dobet qe shfaqi kohet e fundit edhe me marreveshjen me Iranin. Ne muajin maj Brazili dhe Turqia e binden Iranin te nenshkruante nje marreveshje per shkembime berthamore te ngjashme me nje te tille te pasuksesshme qe u be nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes 6 muaj me pare. Uashingtoni i pengoi sanksionet sidoqofte. Kjo levizje e habiti Erdoganin i cili besonte se Presidenti Barack Obama i kishte shkruar atij dhe presidentit te Brazilit Luiz da Silva ne muajin prill duke i kerkuar atyre te negocionin per nje marreveshje te tille. Edhe pse administrata e Obames pretendon se turqit e keqinterpretuan letren ishin te shumte ata qe besonin ne Turqi se nderkohe qe Ankaraja kishte ndenjur besnike per marreveshjen e paqes pas thirrjes se Obames.
Lajme te keqija lajme te mira/Ngritja e AKP eshte me shume rezultat i shoqerise turke sesa kauze e tyre. Klasa e mesme sipermarrese myslimane qe u shfaq fale revolucionit per marketet e lira te Ozalit me 1980 tashme vepron me mire ekonomikisht sesa elita e vjeter shekullore e patundur. Eumlshte pikerisht kjo klase qe perben bazen e modernisteve dhe vizioni i tyre ka te ngjare te drejtoje Turqine ne vitet ne vijim.
Keta moderniste turq nuk jane socialiste si Hugo Chavez ne Venezuele i cili deshiron ti jape fund sistemit kapitalist as radikale islamike me te njejtin dell si Mahmud Ahmedinexhad i Iranit i cili deshiron ta shkaterroje Izraelin. Ne te vertete Erdogan eshte perpjekur te shtoje lidhjet e Turqise me Izraelin duke denuar anti-semitizmin duke bere vizita ne Tel Aviv duke mirepritur kompanite izraelite qe duan te bejne biznes ne Turqi duke pritur me bujari presidentin izraelit Shimon Peres dhe duke nisur bisedimet per paqe midis Izraelit dhe Sirise. Krisjet ndodhen aty nga fundi i vitit 2008 kur Izraeli shpalli sulme katastrofike kunder Gazes ndash gje qe u pa si nje ofendim ndaj Erdoganit qe e kishte pritur me bujari kryeministrin Ehud Olmert per bisedimet per paqen pikerisht 4 dite para sulmit. Krisja u thellua me shume ne qershor pas sulmeve vdekjeprurese ne kufirin e Turqise me Gazen. Ashtu sic e kishte permendur ministri i jashtem i Turqise Ahmet Davutoglu ajo qe kerkon AKP eshte nje Lindje e Mesme paqedashese dhe e begate e integruar ne marredheniet tregtare dhe investime. Keto qellime jane ne linjen e duhur edhe me ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ndryshimi eshte i llojit dhe Turqia do te vazhdoje ti shmanget Shteteve te Bashkuara te Amerikes nese Uashingtoni perpiqet te kuptoje largpamesine e saj me ane te nje pushtet te forte ne vend te nje pushteti te dobet qe ka Ankaraja.
Nese ky eshte nje lajm i mire ose i keq per Shtetet e Bashkuara te Amerikes varet nga synimet e politikes se jashtme amerikane. A do te kerkoje Shtetet e Bashkuara te Amerikes aleate besnike te padiskutueshem ne kete loje te panderprere Apo do te mbeshteten te partneret e diplomacise te prirur per perkrahjen e sigurise dhe prosperitetit ne nje bote te nderlikuar Nese kerkohet kjo e fundit Turqia e re do te jete nje vlere shprehet Kinzer. Fakti qe Turqia ka shpetuar nga orbita e Amerikes shkruan ai i ka dhene prestigj Turqise qe ka per te qene e dobishme si per te edhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Tashme Turqia mund te angazhoje partnere dhe mund te beje ujdi qe Amerika nuk i ben dot.
Nga zero te heroi/Pertej diplomacise kontributi me i vlefshem i Turqise per rajonin e shqetesuar mund te jete sinteza e Islamit demokracia dhe kapitalizmi. Prej vitesh perendimi pranoi qe Turqia e drejtuar kah perendimi ka ofruar vetem nje model. Por sic shpjegon me tej Kinzer Per pjesen me te madhe te historise turke bota myslimane e ka pare vendin si nje renegat duke mos pasur legjitimitet fetar dhe duke vepruar si sherbetor i Uashingtonit. Tani duke u bere me moderne me e pavarur Turqia eshte bere terheqese per Arabine. Ne fakt 75 endacake te ardhur nga Egjipti Jordania Libani territoret palestineze Arabia Saudite dhe Siria e kane permendur Turqine si model per sintezen e Islamit dhe demokracise. Nuk eshte cudi qe produktet turke jane bere shume te njohura per Lindjen e Mesme ne keto vitet e fundit dhe turistet arabe e kane tejmbushur Stambollin. Sipermarresit turq nderkaq kane investuar biliona dollare ne vendet e Lindjes se Mesme. Levizja Gulen e udhehequr nga Fetullah Gulen nje klerik mjaft i njohur turk ka hapur mbi 1000 shkolla nga Azia ne Afrike me synimin per te krijuar nje brez studentesh te pergatitur ne shkencat laike. Nuk eshte aspak alarmuese. Islami turk ka qene gjithnje me elastik sesa format e tjera radikale te besimit sic eshte uahabizmi saudit. Ne keto dekadat e fundit eshte bere madje me liberale sesa klasa e mesme turke qe ka shtuar me shume individualizmin dhe ka mirepritur teologjine reformiste. Nje analist turk ka thene ne nje artikull te nje gazete islamike ditore se brezi i ri deshiron te degjoje per Kuranin dhe lirine me shume sesa per Kuranin dhe bindjen. Padyshim qe Turqia eshte larg perfektes. Beteja e gjate prej 2 shekujsh per tu bere nje komb modern demokratik zor se perfundon me hapa te shpejte. AKP ka kontribuar vecanerisht ne reformat ekonomike dhe politike qe nuk i sherbejne vetem myslimaneve konservatore por gjithashtu edhe minoriteteve jo myslimane. Gjithsesi ka ende shume per te bere. Vitin tjeter do te zhvillohen zgjedhjet dhe Erdoganit i duhet te tregohet me tolerant ndaj mospajtimeve te ndryshme ne menyre qe te fitoje perseri. i duhet te jete me i kujdesshem per te shmangur afrimin me Iranin Hamasin apo islamike te tjere qe jane rrezik per besueshmerine e Turqise ne Perendim ndash nje ekuiliber te cilin ish-presidenti Abdullah Gyl ka qene shume i kujdesshem per ta ruajtur.
Nderkohe gjithe vendi duhet te punoje seriozisht per te zgjidhur problemin e brendshem fatal konfliktin e armatosur 25 vjecar me nacionalistet kurde. Duke qene se deri tani zgjidhja ka rezultuar e pasuksesshme angazhimi me Ushtrine Irlandeze dhe britanike mund te jete e vetmja mundesi por deri me tani iniciativat e AKP kane qene shume te ndrojtura dhe pozicioni i pozites shume i padobishem. Ne librin e tij Kinzer permend keto probleme te brendshme dhe i kujton lexuesit se Turqia duhet te zhvillohet edhe me shume para se te behet nje aktor ndikues global. Amerikanet sugjeron ai duhet te kuptojne se kane mungese te mjeteve historike dhe kulturore per te ecur drejt Lindjes se Mesme dhe per te rrethuar rajonin. Nese ata e pranojne kete te vertete dhe kerkojne ndihme. Turqia ka per tu bere miku me i afert i Amerikes. Turqia eshte gati ta luaje ate rol keshtu qe kjo pjese e pushtetit te trekendeshit te Kinzerit eshte shume i realizueshem.
Ne fund Kinzer shprehet se flaka e lirise ende digjet ne Iran ndash edhe pse ndryshe nga Turqia nuk lejohet te digjet ne publik.

Perktheu Rudina Dahri Dervishi

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›