Gjykata Almir Rrapo te ekstradohet ne SHBA
Gjykata e Tiranes vendosi dje ekstradimin e Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme ne Shqiperi do te gjykohet ne shtetin e Nju Jorkut per akuzat e pjesemarrjes ne organizate kriminale vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne SHBA. Gjykata degjoi pretendimin e perfaqesuesit te prokurorise i cili tha se kerkesa e FBI-se duhet pranuar pasi eshte e ligjshme. Nderkohe avokati Ardian Visha kerkoi refuzimin e kerkeses se autoriteteve amerikane. Nese arrestimi i Rrapos do te ishte i ligjshem atehere ai nuk duhet te behej ne ambasade tha Visha. Sipas avokatit per nje prej veprave penale per te cilen mund te gjykohet ne SHBA nese ekstradohet klienti i tij rrezikon denimin me vdekje.
Avokati nuk ngurroi ta quante te parregullt edhe teresine e veprimeve institucionale te Policise se Shtetit Prokurorise dhe Gjyqesorit madje ai shkon me tej duke i quajtur ato si te realizuara ne nje forme barbare shkelje te ligjit dhe te drejtave themelore te shtetasit. Shtetasi Almir Rrapo eshte arrestuar ne territorin e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes me date 02.07.2010 rreth ores 14.00 nga oficere te policise gjyqesore shqiptare. Ky fakt i veprimit policor pa juridiksion dhe tager per sa kohe territori i ambasades u perket Shteteve te Bashkuara te Amerikes u shpreh avokati Visha. Sipas tij edhe mbajtja ne arrest me burg pa nje vendim gjyqesor per datat 1 dhe 2 shtator perben shfaqje tjeter te dhunes shteterore ndaj lirive te individit dhe konsiston ne nje hallke tjeter te veprimeve te paligjshme natyra e te cilave mund te jete gjithcka pervec asaj ligjore.
Megjithate duke kundershtuar faktet e Vishes prokurori tha se arrestimi kerkesa per ekstradim dhe te gjitha procedurat per mbajtjen e te pandehurit ne burg jane kryer ne baze te Kodit te Procedures Penale. Sipas marreveshjes Shqiperi-SHBA per ekstradimet e firmosura ne vitin 1933 vendi yne eshte i detyruar te zbatoje kete marreveshje duke lejuar ekstradimin e Rrapos per llogari te FBI-se.
Gjykata pasi degjoi pretendimet e paleve vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise per ekstradimin e ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme ne SHBA.
27-vjecari Rrapo u arrestua ne daten 2 korrik ne ambasaden e SHBA-se dhe mbi te rendojne disa akuza te renda sic jane ato per vrasje dhe krim te organizuar. Ai akuzohet se ne bashkepunim me Brunon dhe Saimir Krasniqin me 17 korrik te vitit 2005 ne Kuins kane ekzekutuar Erion Shehun rival i tyre ne trafikun e droges. Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Rrapo i njohur me nofken Miri akuzohet dhe per rrembimin e nje tjeter rivali ne trafikun e droges ngjarje e ndodhur ne vitin 2005. Ne vitin 2003 banda e vellezerve Krasniqi rrembeu nje tjeter person duke e kercenuar se do ta vrisnin vetem pse nuk kishte respektuar nje anetar te bandes. Nderkaq me 14 janar te vitit 2006 banda ekzekutoi Erenik Grezden teksa ky levizte me makinen e tij ne autostraden Bruklin-Kuins ne Nju Jork. Vrasja ndodhi pasi vellezerit Krasniqi dyshonin se Grezda i kishte ngritur kurth Bruno Krasniqit per tu rrembyer nga nje grup trafikantesh shqiptare droge rivale te fuqishem te tyre. Sipas byrose federale te hetimeve organizata vepronte ne shume shtete te Amerikes si Nju Jork Micigan dhe Konektikat.