Deshton konsensusi per Gjykaten Administrative shtyhet ligji

Ligji i kerkuar nga SHBA per Gjykaten Administrative nuk eshte futur ne votim dje ne Parlament nga Kryetarja e Kuvendit. Shkak per kete eshte bere mungesa e konsensusit PS-PD. Si rrjedhoje ka skaduar afati i SHBA-se dhe jane djegur edhe fondet e USAID-it per Shqiperine. Dje Partia Socialiste dorezoi nismen e saj ligjvenese me firmat e deputeteve te majte e cila perfshinte edhe hetimin e zgjedhjeve. Por nga ana tjeter demokratet kane refuzuar te pranojne kerkesen e PS-se duke kerkuar qe te ndahen inatet personale dhe debati politik nga projektligji per Gjykaten Administrative. Deputetet e dy kaheve politike kane debatuar per me shume se dy ore ne sallen e Kuvendit duke permbysur minutazhin 60-minutesh te debatit te lire jashte rendit te dites. Ne sallen e Parlamentit ishte i pranishem edhe nje perfaqesues i Ambasades Amerikane i ulur ne lozhat e Kuvendit. Propozimi i socialisteve iu paraqit dje demokrateve ne Kuvend nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Opozita nuk mori pergjigje pas rezolutes se dorezuar duke pritur qe konsensusi te vije nga debate ne foltoren e Kuvendit. Deputeti Fatmir Xhafaj ishte i pari nga socialistet dje ne Kuvend qe ka hapur kete ceshtje duke paraqitur dy drafte njeri ishte ai i Gjykates Kushtetuese ndersa tjetri nje projektvendim per ngritjen e komisionit hetimor me nenshkrimet e te gjithe deputeteve socialiste. Ketu kam dy drafte. I pari projektligji per gjykatat administrative. I dyti eshte projektvendimi per ngritjen e komisionit hetimor me nenshkrimet e te gjithe deputeteve socialiste. I formuluar fjale per fjale sipas rezolutes se Parlamentit Europian qe ju deklaroheni se e keni pranuar. Projektvendimi kerkon hetimin parlamentar mbeshtetur ne kutite e materialeve zgjedhore e ritheksoj vetem ne kutite e materialeve zgjedhore. Ne kete projektvendim nuk flitet per numerim as per rinumerim dhe as per flete votimi. Eumlshte fiks sic e keni kerkuar e pranuar publikisht zoti Kryeminister. Ofroni konsensusin tuaj per ta votuar kete projektvendim tha sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj. Partia Socialiste vendos theksin te ceshtja se askush nuk u kujtua per kete projektligj. Ne mars te ketij viti ekspertiza e kater partnereve te respektuar Euralius Opdat OSBE dhe USAID i derguan Kuvendit kete dokument prej 17 faqesh me nderhyrje per 20 nene ose mbi 1/3 e neneve qe ka projektligji ekzistues qe eshte ketu ne Kuvend. E pavaresisht ketyre kambanave askush nuk e levizi projektligjin nga pluhuri tha Xhafaj.
Opozita braktis sallenMe pas kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci kerkoi nga opozita te negociohet per draftet e propozuara. Mblidhuni nese ju duhet kohe merreni qetesohuni. Ligji per Gjykaten Administrative i duhet vendit dhe projektvendimin e komisionit hetimor e keni te gatshem. Ju duhet vetem te ndryshoni fizionomi. Ketij vendi i mungojne shume gjera por jo opozitarizmi mjaft i ka munguar per gjysme shekulli tha Ruci.
Nga ana tjeter fjala e kreut te grupit demokrat ishte nje benzine per socialistet te cilet u larguan nga salla e Kuvendit menjehere pasi Astrit Patozi ka thene fjaline e pare. Deputetet e PS-se jane peng i nje aventure politike u shpreh kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi. Pas kesaj deklarate opozita eshte larguar nga salla e Kuvendit.
Rrezikohet kuorumiMenjehere pasi opozita eshte larguar Kryetarja e Parlamentit ka telefonuar menjehere Kryeministrin Berisha per te qene i pranishem ne sallen e Kuvendit per te plotesuar kuorumin e duhur 70-1 vota. Ne seancen e djeshme mungonin ne sallen e Kuvendit tre deputete Shpetim Idrizi Dashamir Tahiri dhe Dritan Prifti. Po keshtu mungonte ne salle edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Ne jemi te hapur per negociata mbetemi te hapur per negociata. Kjo qeveri nga dita e pare e themelimit te saj e deri me sot eshte e vendosur te qendroje teresisht e hapur ndaj opozites theksoi Berisha. Kryeministri beri me dije se mazhoranca nuk ka asgje kunder lidhur me hetimin e zgjedhjeve duke shtuar se keni listuar dhjete ceshtje ejani te ngreme komisionin. Ne rast se doni te filloje hetimi i materialeve zgjedhore le ta bejme kete qe neser por ligji percakton qe ato shkojne ne arkiv ndersa te tjerat digjen. Ne rast se doni dhe insistoni ne rinumerimin jane dhjete ceshtje te cilat duhen se paku disa muaj dhe ne nuk lodhemi dhe nuk terhiqemi por i marrim ato nje nga nje.