Gjykata: Arrestimi i Tahirit i ligjshëm, por do hetohet në liri

Të tjera rreth shkrimit Bashkim Tahiri, i arrestuar prej mëse 24 orësh Tahiri: Babai im të hetohet, Berisha s'ma mbyll gojën Arrestohet babai i deputetit Tahiri, Rama: Hakmarrje Policia arrestontre persona për kontrabandë ilaçesh
TIRANE -Gjykata vendos masën e sigurisë detyrim me paraqitje për babain e deputetit socialist, Saimir Tahiri. Bashkim Tahiri u arrestua më 25 mars së bashku me dy persona për akuzën e kontrabandës së ilaçeve.
Në seancën e sotme prokurori i çështjes Dritan Reshka deklaroi se arrestimi i Bashkim Tahirit është i ligjshëm. "Bashkim Tahiri kishte paguar Gjizën 90 mijë lekë për ilaçet "- tha prokurori duke i kërkuar hetim në gjendje të lirë gjatë të cilës Bashkim Tahiri do të paraqitet në prokurori sa herë i kërkohet, nën masën e sigurisë "detyrim me paraqitje".
Nga ana e tij avokati i Tahirit thotë se arrestimi është politik dhe nuk ka prova vërtetojnë akuzën për kontrabandë ilaçesh. “Nuk ka asnjë provë që fajësojnë Tahirin për kontrabandë ilaçesh, përveç faktit që është babai i deputetit të PS-së Sajmir Tahiri.”- tha avokati Plarent Ndreca duke i kërkuar gjykatës të lirojë menjëherë klientin e tij dhe të mos caktojë asnjë masë sigurie.
Gjyqtari Arjan Aliaj vlerësoi dhe masës së sigurisë për Dritan Gjizën. për të prokuroria kërkoi hetim nën masën e sigurisë "arrest shtëpie"
(Në foto Bashkim Tahiri sot ne gjykate)
(Në foto: Dritan Gjiza)
Dritan Gjiza, Bashkim Tahiri dhe Nadire Taka u arrestuan në 25 mars nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Tiranës për kontrabandë të mallrave që paguhet akcizë. Ata akuzohen për kalimin e një sasie ilaçesh kontrabandë nga pika kufitare e Durrësit, sipas policisë me vlerë mbi 10 mijë euro.
Redaksia online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)