E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurim shendetesor, kush e perfiton falas Sonila Isaku

Kategorite ne nevoje do te perfitojne sigurim shendetesor falas, pasi eshte qeveria ajo qe do te mbuloje pagesat e tyre te sigurimit shendetesor, por kjo do te ndodhe vetem ne fillim te vitit 2014. Nderkohe, ne kete liste do te jene edhe personat e vetepunesuar, apo ata qe sigurimet shendetesore i kane vullnetare. Keshtu sipas vendimit me te fundit te qeverise, per keto kategori eshte shtyre me nente muaj hyrja ne fuqi e pageses se kontributeve per keto kategori. Nderkohe, qe aktualisht qeveria ka premtuar se merr persiper e garanton sigurimin e plote shendetesor per te gjithe kategorite qe nuk munden ta perballojne: te papunet; personat ne ndihme ekonomike; pensionistet; studentet dhe te gjithe qytetaret me moshe deri ne 18 vjec. Sa i perket vendimit kreu i qeverise gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, ka theksuar se ligji i cili ka hyre tashme ne fuqi, eshte i njejte si edhe ne vende te tjera. “Ligji si ne cdo vend tjeter te botes, percakton nje kontribut te caktuar per punonjesit e te punesuarit dhe nuk ka asnje impakt financiar mbi te ardhurat e tyre. Ligji garanton sigurimin e plote shendetesor per te gjithe ata qe jane te papune, jane ne ndihme ekonomike, per te gjithe pensionistet, per te gjithe studentet, te gjithe qytetaret me moshe deri ne 18 vjec, pra, eshte ligji i mbulimit total. Eshte qeveria ajo qe merr persiper kategorite qe nuk munden, ndersa rrogetari i pergjigjet sigurimit shendetesor te jetes se tij. Kjo perben standardin me te avancuar, por, meqenese duheshin disa parashikime ne buxhet per keto mbulime, shtyhen dy-tre nene nga hyrja e tyre ne fuqi”, eshte shprehur gjate fjales se tij kryeministri Sali Berisha. Nderkohe, qe ne vendimin e qeverise thuhet se ne ligjin nr.10383, date 24.2.2011, “Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetesor ne Republiken e Shqiperise” nenet 7 dhe 8, hyjne ne fuqi me 1 janar 2014, me konkretisht neni 7 parashikon qe baza per llogaritjen e kontributit eshte aga bruto e personit te siguruar deri ne maksimumin e pesefishit te pages minimale per efekt te llogaritjes se kontributeve ne shkalle vendi. Kontributi i shtetit per personat ekonomikisht joaktive bazohet ne konsumin per fryme te sherbimit shendetesor, indeksuar me koeficientin e inflacionit. Konsumi per fryme per sherbimin shendetesor percaktohet nga Fondi dhe miratohet nga Kuvendi se bashku me miratimin e buxhetit vjetor. Nga ana tjeter, baza per llogaritjen e kontributit per punonjesit e vetepunesuar eshte mesatarja ndermjet pages minimale dhe maksimale per efekt te llogaritjes se kontributeve. Ndersa per sigurimet shendetesore vullnetare, baza e llogaritjes se kontributit eshte mesatarja ndermjet pages minimale dhe maksimale per efekt te llogaritjes se kontributeve.

Masa e kontributit

Masa e kontributit te sigurimit te detyruar shendetesor eshte 3,4 per qind e bazes per llogaritjen e kontributeve. Per te punesuarit, kontributet paguhen, ne masen 50 per qind nga punedhenesi dhe ne masen 50 per qind nga i punesuari. Nderkohe, per kategorite ne nevoje te siperpermendura dhe te parashikuara ne ligj sigurimi shendetesor behet nga shteti dhe ata jane perfitues te sherbimeve shendetesore ne spitale dhe qendra shendetesore vetem duke plotesuar dokumentacionin e nevojshem.

Sigurimi shendetesor

Ligji si ne cdo vend tjeter te botes, percakton nje kontribut te caktuar per punonjesit e te punesuarit dhe nuk ka asnje impakt financiar mbi te ardhurat e tyre. Ligji garanton sigurimin e plote shendetesor per te gjithe ata qe jane te papune, jane ne ndihme ekonomike, per te gjithe pensionistet, per te gjithe studentet, te gjithe qytetaret me moshe deri ne 18 vjec, pra, eshte ligji i mbulimit total. Eshte qeveria ajo qe merr persiper kategorite qe nuk munden, ndersa rrogetari i pergjigjet sigurimit shendetesor te jetes se tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›