Bonot e thesarit, qytetaret shtojne interesin per t’i blere
Ka ndodhur pothuajse ne te gjitha ankandet e bonove te thesarit, zhvilluar nga autoritetet shteterore prane Bankes se Shqiperise, qe oferta e tyre per shitjen e letrave me vlere te qeverise jo vetem te jete pranuar e gjitha prej publikut, por shume here edhe te jete tejkaluar. Fakt ky qe konfirmon interesin e qytetareve per te marre pjese ne ankandet e bonove te thesarit dhe per t’iu pergjigjur ofertes se qeverise, me blerjen e tyre. Keshtu, madje ndodhi edhe ne ankandin e dy diteve me pare per bonot me maturim 12-vjecar, kur gjithsej prej tij u kerkua nje financim ne vleren e 10.3 miliarde lekeve, ndersa oferta e qytetareve arriti ne 13.2 miliarde leke. Duke folur qarte per nje shtim te interesit te tyre per blerjen e borxhit publik. Por nga se shkaktohet nje trend i tille? Per ekspertet e financave, nje fakto i rendesishem mbetet ai i ndikimit pozitiv qe ka ne ecurine e ankandeve te bonove te thesarit, interesi i tyre. Realisht, ato paraqiten mjaft konkurruese ne krahasim me normat e interesit te depozitave neper bankat e nivelit te dyte qe operojne ne vendin tone. Kjo edhe pse, me uljen e vazhdueshme te normes baze te interesit, vihet re edhe nje ulje e te tilla interesave. Konkretisht, renia e tyre u konfirmua edhe ne ankandin e fundit te bonove me maturim 3-mujor, te cilat u emetuan me nje norme mesatare te ponderuar interesi prej 5.04%, nga 5.05% qe ishte ne ankandin e meparshem. Por gjithsesi, ato mbeten ne nivele te tilla, qe mesa duket i joshin qytetaret per t’i depozituar kursimet e tyre prane Bankes se Shqiperise, duke blere pikerisht borxhin publik. Pse jo, tek ata ndikon edhe efekti psikologji, sipas te cilit, parate e depozituara ne Banken e Shqiperise, jane gjithmone me te sigurta se ato prane nje banke te nivelit te dyte...