E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, pafajësi për karabinierin që vrau protestuesin

08-02-2013 / Gazeta 55

Precedenti ndërkombëtar/Ngjarjet e vitit 2001 në samitin e “G 8”-s në Genova të Italisë

Gjykata e Tiranës në vendimin e pafajësisë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese në protestën e 21 Janarit 2011, thekson se është bazuar në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, datë 25 gusht 2009 Ankimi nr. 23458/02 - Giuliani e Gaggio kundër Italisë.
Në korrik të vitit 2001 në Genova të Italisë një protestues u vra nga një karabinier gjatë takimit të G 8.
Me këtë vendim, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pastruar Italinë nga çdo përgjegjësi për vdekjen e Carlo Giuliani,  protestues anti-globalist që u qëllua për vdekje nga një karabinier gjatë protestës së dhunshme kundër samititit të G 8 në Genova në vitin 2001. Në një vendim të shumicës, gjykatësit e Dhomës së Madhe u shprehën për pafajësinë e oficerit Mario Placanica. Dhoma e Madhe liroi Italinë edhe nga akuzat se nuk ka kryer një hetim të plotë të kësaj çështjeje. 
Vendimi i i gjykatës erdhi më 25 gusht 2009 mbështeste pretendimin e Italisë se karabinieri Placanica ka vepruar në vetëmbrojtje. Gjykata pranoi versionin e ngjarjeve të paraqitura nga autoritetet italiane që Placanica nuk ka përdorur forcë të tepruar, kur ai qëlloi Giuliani gjatë trazirave më 20 korrik 2001. Viktima Placanica ishte gati për të hedhur një bombol gazi të një zjarrfikëse ndaj xhipit të karabinierit kur u qëllua nga karabinieri. 
Sipas Gjykatës karabinierët ishin efektivisht të ekspozuar ndaj një rreziku imediat dhe serioz për humbjen e jetës, apo për marrjen e plagëve të rënda. Aq më pak, ata mund të mendonin të justifikuar, që ta merrnin në sy këtë rrezik
Për këtë, Gjykata kujton se përdorimi i forcës nga ana e agjentëve të shtetit, për arritjen e njërit prej objektivave të shpallur në paragrafin 2 të nenit 2 të Konventës se te Drejtave të Njeriut, mund të justifikohet në raport me këtë dispozitë, nëse bazohet në një bindje të sinqertë, nisur nga motive të mira, e vlefshme në kohën e ngjarjes, por që më pas del e gabuar. Të pohosh të kundërtën, do të thotë t’i ngarkosh shtetit dhe agjentëve të tij të ngarkuar me zbatimin e ligjit, një detyrë joreale, që do të rrezikonte të ushtrohej, duke i kushtuar jetën atyre dhe të tjerëve.
Sa më lart, Gjykata pohon, se nuk është vërtetuar, që autoritetet italiane, nuk i janë përmbajtur detyrimit, për mbrojtjen e jetës së Carlo Giuliani-t. Për këtë arsye, në lidhje me këtë, nuk ka pasur shkelje të elementit material të nenit 2 të Konventës. Gjykata deklaron, unanimisht, se nuk ka pasur shkelje të nenit 2 të Konventës në planin material, për sa i përket përdorimit të tepruar të forcës. Me datë 25 gusht 2009 gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg shpallur të pafajshëm karabinierin Mario Placanica.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›