“S’komentoj vendimet e gjykatës”

08-02-2013 / Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha
Kreu i qeverisë, Sali Berisha tha dje se nuk do komentojë vendimin e gjykatës.
“Sot jam këtu për këtë çështje. Nuk do më gjeni të komentoj vendime gjykatash. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë e akuzës. S’ka asnjë koment. Ju kërkova pyetje nëse keni të bëni me çështjen e fermerëve. Qëndrim im është i prerë”, tha Berisha, në një konferencë për mediat, ku informoi fermerët se qeveria do të heqë TVSH-në për të gjitha makineritë e importuara dhe për kimikatet dhe plehrat kimike.