Gjykata Kushtetuese çertifikon zgjedhjet lokale të “30 qershorit”

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe mbajtjen sërish të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur duke rrëzuar kërkesat që kërkonin jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve, kërkesa këto të bëra Voltana Ademi, si kryetare e shoqatës së bashkive dhe të mbështetura nga Presidenti Ilir Meta dhe partitë opozitare.
NJOFTIMI
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.