E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Kushtetuese fluks çështjes pas pushimeve

Pesë çështje priten të shqyrtohen vetëm gjatë muajit shtator nga anëtarët e gjykatës

Debati për gjykatën pritet të pengojë dhënien e vendimeve gjatë shtatorit


Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pas ardhjes nga pushimet do të duhet që të marrin në shqyrtim një sërë çështjes të cilat janë në pritje të vendimeve. Gjykata vetëm për muajin shtator ka parashikuar që të shqyrtojë pesë çështje ndërkohë që në pritje janë edhe çështje të tjera mjaft të rëndësishme.


Të pesë çështjet që gjyqtarët e kësaj gjykate do të duhet të shqyrtojnë për muajin shtator, kanë të bëjnë me kërkesa të paraqitur nga qytetarë të ndryshëm. Ndërkohë çështja më e rëndësishme që ka Gjykata Kushtetuese lidhet me ligjin për "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" ose i njohur ndryshe edhe si ligji Antimafia. Kjo gjykatë më një korrik të këtij viti mori vendimin që të fillonte shqyrtimin e kësaj çështjeje pas kërkesës së bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.


Gjithsesi burime nga ky institucion shprehen për gazetën shqiptare se vendimi për të pranuar ose jo kërkesën e subjekteve rrezikohet që të mos merren gjatë shtatorit ku mandati i kreut dhe i anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate pritet të ndezë sërish debatin politik midis mazhorancës dhe opozitës.


Lista e çështjeve për gjykim


Data 14 shtator është parashikuar nga Gjykata Kushtetuese për të marrë në shqyrtimin dy çështjet e para. Në çështjen që është parashikuar për t'u shqyrtuar në orën 10:00 ka si objekt "Konstatimi i cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor si rezultat i mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet e ngarkuara nga ligji, brenda afatit të arsyeshëm, në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ.


Kjo kërkesë është depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Ardita Alsula dhe palë e interesuar në këtë proces është Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Përmbarimit Tiranë. Qytetarja e cila ka depozituar kërkesën pretendon se i është cenuar e drejta e një procesi të rregullt ligjor.


Ndërsa në çështjen e dytë e cila do të fillojë në orën 11:00 Luiza Melengu kërkon prej gjykatës konstatimin e cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor si rezultat i mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 917, datë 20.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.


Gjithashtu zonja Melengu kërkon prej Gjykatës Kushtetuese detyrimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar të ekzekutojë këtë vendim dhe dëmshpërblimin për dëmin financiar për vonesën e pagesës dhe dëmin jofinanciar në shumën 3.000 Euro, si dhe të paguajë kostot dhe shpenzimet në shumën 3.000 Euro.


Vetëm dy ditë më vonë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të duhet që të mblidhen sërish për të shqyrtuar një tjetër çështje ku Dimitris Peitsidis pretendon zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe gjobitjen e punonjëses së Zyrës së Përmbarimit Rezarta Jorgji dhe dënimin e saj me gjobë 100.000 lekë në rast moszbatimi apo pengimi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.


Ndërkohë më 21 shtator në kalendarin e punimeve të kësaj gjykate është parashikuar shqyrtimi i dy çështjeve ku në të dyja rastet palë e interesuar është Prokuroria e Përgjithshme. Kërkesat janë depozozituar nga dy qytetarë të cilët kërkojnë shfuqizim sit ë papajtueshëm të vendimeve të dhëna nga gjykatat.


Ligji Antimafia


Ligji "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" ose i njohur ndryshe si ligji "Antimafia" është edhe çështja më e rëndësishme që kjo gjykatë ka në shqyrtim. Komiteti Shqiptar i Helsinkit që ka bërë edhe kërkesën në gjykatë shprehet se ky ligj ka probleme me sigurinë e tij juridike.


Një tjetër pretendim i KSHH-së është se sipas tyre ligji ka fuqi prapavepruese. Por pavarësisht kësaj ligji " Antimafia" ka filluar të zbatohet nga institucionet shtetërore pasi pak muaj më parë Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim ku ka rrëzuar kërkesën për pezullimi i zbatimit të ligjit deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.


Debate ka ngjallur një nen sipas të cilit personave që kanë një standard të pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria. Sipas qeverisë, qëllimi i tij është goditja e krimit të organizuar, veçanërisht sekuestrimi i pasurive ndaj të gjithë atyre personave, që jetojnë në kushte të pajustifikuara jetese. Ndërsa socialistët nuk i pritën mirë ndryshimet e propozuara nga qeveria. Sipas tyre shtesat në ligjin e ri i japin kompetenca të gjera policisë dhe prokurorisë, ç'ka gjatë zbatimit mund të sjellë dhe spekulime.


Debati për Gjykatën Kushtetuese

Deputetët e djathtë kanë akuzuar presidentin Bamir Topi se ka shkelur Kushtetutën për vonesën në dekretimin e emrit të kreut të Gjykatës Kushtetuese.


Sipas deputetëve të mazhorancës mosdekretimi i kreut të kësaj gjykata ka sjellë probleme në funksionimin e punës. Ata kërkuan edhe hartimin e një ligji organik për kreun e shtetit ku të përcaktoheshin më qartë kompetencat lidhur me afatet e dekretimit.


Ndërkohë socialistët i shikojnë sulmet e demokratëve në drejtim të kreut të shtetit për kreun e Gjykatës Kushtetuese si tendencë për të uzurpuar institucionet e pavarura. Vetë institucioni i presidencës është shprehur se në shtator presidenti Topi do të dekretojë edhe emrat e rinj për anëtarë të kësaj gjykate dhe për kreun e saj.


Berisha në jug, inauguron rrugën e Livadhit dhe Jalës
Sipas socialistët rrugën e bregdetit kryeministri e gjeti të nisur dhe e mbaroi


Kryeministri Berisha inauguroi dje përfundimin e dy rrugëve që zbresin në bregdet, rrugën e plazhit të Jalit dhe atë të Livadhës, në Himarë. Ndërtimi i këtyre rrugëve është një investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 300 milion lekë.


Kreu i qeverisë deklaroi se gjatë pesë viteve të qeverisjes së PD-së, në bregdet është investuar më shumë se 70 vitet e mëparshme të marra bashkë. Sipas kreut të mazhorancës turizmi është një nga fushat prioritare të zhvillimit ekonomik të vendit dhe se investimet për këtë sektor nuk do të mungojnë.


"Qeveria po bën investime të mëdha. Investimet në fushën e turizmit gjatë këtyre 5 viteve, janë mbi 30 herë më të mëdha, sesa 8 vitet e tjera të marra sëbashku" ,- theksoi kreu i qeverisë.


Gjatë ndalesës në Livadh të Himarës,kryeministri Berisha iu drejtua kreut të Bashkisë së Himarës, Bollano që ky i fundit të marrë me vete dhe drejtuesin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo bashkë me liderin e opozitës. "Duke ardhur këtu, më lindi ideja që rrugën e Palasës, zoti Bollano ta inaugurosh me zotin Paskal Milo.


Zoti Milo të marrë lidershipin e opozitës e ta sjellë në Palasë",- u shpreh kreu i qeverisë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e opozitës e cila nëpërmjet nënkryetarit të grupit të saj parlamentar Saimir Tahiri deklaroi se rruga e inauguruar nga shefi i mazhorancës është nisur që në kohën e socialistëve.


Selia rozë i bëri thirrje kryeministrit Berisha që në vend të përurimeve tu japë përgjigje qytetarëve shqiptarë për tokat e grabitura në bregdet. "Berisha e gjeti të nisur rrugën e bregut dhe vetëm e mbaroi.


Ndërsa qytetarëve të bregut Berisha u detyrohet shpjegime për territoret që ka grabitur në jug. Megjithatë, ne e përgëzojmë kryeministrin që mësoi notin, pasi është më mirë vonë se sa kurrë",- u shpreh nënkryetari i grupit parlamentar socialist Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›