E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese i jep te drejte grupit te PD-se

Gjykata Kushtetuese kthen mbrapsht tre prej dekreteve të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për rinovimin e trupës së saj.

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të interpretuar Kushtetutën për ripërtëritjen çdo tre vjet me 1/3-ën e anëtarëve, Gjykata Kushtetuese ia la në dorë Kuvendit zgjidhjen e situatës, por ajo bën të qartë se sipas nenit 125, pika 3 të Kushtetutës, sipas të cilit përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së përcaktuar me ligj ka pikërisht për qëllim ruajtjen në përbërje të gjykatës të një shumicë prej dy të tretave me stazh në detyrë.

Dhe qëllimi kryesor është krijimi dhe ruajta e një rprove juridike të posaçme dhe të specializuar në gjykimin kushtetues, e cila nuk mund të përftohet askund tjetër.

Pikërisht, kjo bazë njohurish tekniko-juridike në fushën e gjykimit kushtetues duke qenë se ka një vendim të drejtpërdrejt në cilësinë e vendim-mamrrjes, konsiderohet nga gjykata si një vlerë e mbrojtur nga ligji themelor i shtetit.

Përtëritja e gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e gjyqtarëve është një mjet për të garantuar pavarësinë e saj, sepse mandati i gjyqtarëve nuk përplaset me kohëzgjatjen e mandatit presidencial dhe atë parlamentar, por o tejkalon ato.

Në përfundim të këtij arsyetimi, gjykata thekson se respektimi dhe zbatimi i parashikimit kushtetues të përtëritjes së përbërjes së saj çdo tre vjet në një të tretën e anëtarësisë paraqet një rëndësi të veçantë me kuptimin e ruajtjes dhe forcimit të pavarësisë dhe vazhdimësisë së këtij organi.

Për rrjedhojë, në këto kushte gjykata vlerëson se është në kompetencë të ligjëvënësit kushtetues që të gjejë dhe të zbatojë mekanizimin e përshtatshëm për të respektuar parimin kushtetues të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetues çdo tre vjet në një të tretën e saj, si kusht për ruajtjen e përvoje juridike të posaçme në fushën e gjykimit kushtetutes.

Në trupën gjykuese, prej 9 anëtaresh kundër kanë votuar vetëm Vladimir Kristo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›