E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami Edi Rama te heq dore nga drejtimi i PS-se

Deputeti socialist Kastriot Islami shprehet se Edi Rama duhet të heqë dorë nga drejtimi i PS-së pas humbjes në zgjedhjet e 8 majit për Bashkinë e Tiranës dhe pasi dështoi tre herë në bashkimin e së majtës.

I ftuar në studion e Abc news, Islami i bëri thirrje kreut të PS të pranojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ndërsa thotë se PS me qëndrimet e saj radikale nuk e ka më mbështetjen e ndërkombëtarëve. Deputeti socialist Kastritot Islami në analizat e tij kishte parashikuar humbjen e PS-së në zgjedhjet lokale të 8 majit nëse nuk kishte një afrim të LSI-së në gjirin e të majtës.

Tashmë Islami thotë se lidershipi socialist Edi Rama dështoi tri herë rradhazi për të realizuar bashkimin mëse të nevojshëm të së majtës dhe në këto kushte thotë ai, ka ardhur koha që liderishipi i të majtës të ndryshojë. Islami thotë se PS me qëndrimet e saj radikale nuk e ka më mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe shumë prej përfaqësueve të jashtëm i cilësojnë veprimet e PS si fondamentalist.

Sëfundmi, Islami thotë se është në nderin e PS që duhet ta pranojë vendimin e kolegjit zgjedhor cilido qoftë ai edhe për faktin, selia rozë ka dhënë konsensusin e saj për ndërtimin e institucioneve zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›