E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Penale e Tiranes vendos te mbylle ne psikiatri Hysen Biben

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të mbyllë në psikiatri 29-vjeçarin Hysen Biba, i akuzuar për vrasjen e foshnjës së tij 3 ditëshe. 

Gjykata pranoi këkesën e prokurorit për të mbyllur për gjithë jetën Bibën, për shkak të probleme të theksuara mendore. 

Biba, akuzohet se mbrëmjen e 30 korrikut të vitit të kaluar në ambientet e Maternitetit Koço Gliozheni në Tiranë, ka hedhur foshnjën e tij të porsalindur nga kati i katërt, ku ndodhej bashkë me bashkëshorten. 

Biba, u vetëdorëzua disa orë më pas në Komisariatin e Policisë së Kamzës, dhe prej asaj kohe ka qëndruar në paraburgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›