E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata shtyn gjyqin e Kreshnik Spahiut avokatet nuk u paraqiten

Gjykata e Tiranës, shtyn gjyqin e Kreshnik Spahiut me kërkesë të avokatëve të tij. Në sallë ndodheshin vetëm përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Lartë Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit. 

Sipas avokatët, për arsye familjare nuk mund të paraqiten në sallën e gjyqit, çka u shty për me datën 7 prill. Për shkak të kësaj shtyrje, përfaqësuesit e KLD-së nuk arriten të dorëzonin në gjykatëme cilësin e provës materiale raportin e auditit të Ministrisë së Financave.

Sipas këtij raporti, Kreshnik Spahiu me cilësin e zvkreut të KLD-së ka shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 4 mijë euro bileta, për udhëtime të pajustifikuara në Francë, Kosovë dhe SHBA gjatë muajt mars dhe maj të 2011. 

Këto shpenzime, sipas urdhërit të KLD-së, Spahiu I ka bërë për fushatën e tij personale dhe jo për shkak të detyrës. Por, këto pretendime janë hedhur posht nga ish-zv.kreu I KLD-së, që ka dorëzuar ftesat zyrtare për këto udhëtime. 

Në Gjykatë, Spahiu kërkon pavlefshmërinë e urdhërit për rimbursimin e kësaj shifre. Ndërsa përfaqësuesit e KLD-së kërkojnë rrëzimin e kësaj padie. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›