Policia e Tiranes arreston nje ish drejtor banke

Skuadra e Antikrimit Financiar e Policisë së Tiranës ka arrestuar një ish drejtor të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, pasi akuzohet se ka vjedhur mbi 100 mijë euro nga numrat e llogarive të klientëve.
Genci Markollari, u arrestua në afërsi të rrugës “Irfan Tomini” dhe u sigurua në ambjentet e izolimit të drejtorisë së policisë së Tiranës.
Grupi I hetimit I drejtuar nga prokurori Genti Osmani ka në hetim edhe 2 punonjëse të filialit bankar që drejtonte Markollari dhe që është një bankë me capital kryesisht Italian në Rinas.
Markollari u shkakrkua nga detyra në tetor të vitit të kaluar kur u zbulua ndërhyrja e tij në 4 numra llogarie me vlerën 70 mijë lekë të reja.
Prej 3 muajsh task-forca hetoi rastet, ndërsa mori në mungesë në gjykatë edhe urdhër-arrestin për Markollarin. Sipas burimeve, Markollari dyshohet se paratë e përfituara i luante në baste sportive.