E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata cakton Maksim Haxhin dhe Fatmir Brraken per Dajtin

Mbrojtjen e Dritan Dajtit nuk e merr përsipër asnjë avokat që ndodhet në listën e Dhomës së Avokatisë në Tiranë. 
Të ndodhur në këto kushte, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, vendosi të caktoi kryesisht si mbrojtës ligjor të Dritan Dajtit dy drejtuesit e shoqatës më të madhe të avokatisë. 
Për mbrojtjen e Dritan Dajtit, u caktua kryesisht avokatim Makism Haxhia njëherazi kryetari I Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe avokatin Fatmir Brraka, kryetar i dhomës së avokatisë në Tiranë. 
I pandehuri Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër punonjësve të policisë, një shokun e tij dhe plagosjen e një kalimtari të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›