E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ende pa qeveri pas zgjedhjeve te 2425 shkurtit

Mision i vështirë per dhjetë të urtët të përzgjedhur nga Presidenti i Republikes italiane Giorgio Napolitano për te zhbllokuar ngërcin politik në të cilin ndodhet vëndi pas zgjedhjeve te 24/25 shkurtit.
Emërimi i dhjetë emrave te shquar të botës ekonomike dhe politike te vëndit është ndërmarrë me qëllim propozimin e reformave urgjente që Italia duhet të realizoj dhe përben një të re institucionale absolute. Por ajo është pritur me skepticizëm nga aktorët politik te vëndit. Sipas qendrës se majte këta individë mund të ndihmojnë por nuk mund te zëvendësojnë Prlamentin, qëndra e djathtë i jep atyre dhjetë ditë kohë për të treguar se janë te dobishëm per italianët, ndërsa më kritiku është nismëtari i Levizjes 5 Yjet Beppe Grillo, sipas të cilit Italia nuk ka nevojë për "kujdestar të demokracisë" por ka nevojë për nje funksionim më të mirë te Parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›