E Diel, 1 Nëntor 2026

Philip Reeker: Besoj në marrëveshjen Kosovë-Serbi

01-04-2013 / Gazeta 55

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker ka shfaqur besimin se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje, e cila do t’u mundësojë të dyja vendeve që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimit evropian.
“Besojmë se një marrëveshje e tillë është e mundur të arrihet, sepse të dyja palët kanë punuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë diplomati amerikan për gazetën serbe “Danas”.
Nëse nuk ka marrëveshje, sipas tij, i mbetet BE-së që të përcaktojë se si Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë të realizojnë qëllimet e tyre për integrimin evropian.

Reeker po ashtu ka ritheksuar mbështetjen e plotë të SHBA-së për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, që janë bartës të dialogut. Takimi i radhës ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiçit është caktuar për 2 prill.
Bisedimet zhvillohen në Bruksel, nën praninë e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›