Gjykata dënon me 200 mijë lekë gjobë Krenar Ahmetin
04/06/2009 Seanca e ish-kryerrugorit të Tiranës
TIRANË - Ish-shefi i qarkullimit rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, dënohet me 200 mijë lekë gjobë nga gjykata, pasi akuzohet për kryerjen e veprimeve arbitrare ndaj një prokuroreje të Krimeve të Rënda dhe bashkëshortit të saj. Po dje gjykata dënoi edhe dy vartësit e ish- shefit të krimeve Tiranë, Blenard Vathi dhe Alfons Gjoni përkatësisht me nga 100 mijë lekë gjobë. Organi i akuzës kërkoi për Ahmetin dënimin e tij me gjobë me një shumë prej 500 mijë lekësh dhe dy vartësit e tij me nga 200 mijë lekë. Por gjykata e ka zbutur kërkesën e bërë nga akuza duke e zbritur atë me 200 dhe 100 mijë lekë. Gjykata tha në vendimin e saj, se i pandehuri Krenar Ahmeti, gjatë ushtrimit të detyrës si shef i Policisë Rrugore, ka kryer veprime arbitrare me tre qytetarë të ndryshëm, të cilët e kanë kallëzuar atë në Prokurori. Prokurorja Elisabeta Imeraj dhe bashkëshorti i saj, avokati Agron Bajri, kanë qenë dy nga personat, të cilët Krenar Ahmeti së bashku me punonjësit e policisë, Blenard Vathi dhe Alfons Gjoni, i kanë shoqëruar forcërisht në komisariat. Ndërkohë që në konkluzionet e prokurorit thuhet shprehimisht se: “I pandehuri Krenar Ahmeti ka fyer rëndë shtetasit Elizabeta Imeraj dhe Agron Bajri, si dhe u ka marrë çelësat e makinës dhe sendet personale të ndodhura në makinë, si dhe telefonat celularë. Po ashtu, në shkelje të ligjit ka goditur shtetasin Agron Bajri”.