Prokurimet elektronike, ankesa në zyrat e shtetit
04/06/2009 Avokati rekomandon rivlerësim të ofertave në disa raste për HEC-et
Vijojnë ankesat në zyrën e Avokatit të Prokurimeve për procedurat e dhënies me koncesion të HEC-eve. Deri në muajin prill numërohen të vitit 2009 numërohen 12 kërkesa për hetim të procedurave për dhënien me koncesione në fushën energjetike. Një pjesë e tyre janë shqyrtuar dhe një pjesë janë ende në proces. Mes rekomandimeve të dhëna nga ky institucion theksohet edhe rivlerësimi i ofertave të dhëna nga kompani të ndryshme private. Por, ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar, këto rekomandime nuk merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse. Gjatë muajit prill kanë ardhur ankesa të shumta në lidhje me tenderat për rikonstruktim rrugësh, tendera për blerje materialesh të ndryshme.
Ankesat
Mes morisë së ankesave për koncesionet renditen procedura për HEC-in Veleshtica-1, zhvilluar në shkurt 2009, procedura për dhënien me koncesion të HEC-it Dragobi, zhvilluar në datën 25.04.2008, apo HEC-i Bushtrica 1 dhe 2, zhvilluar në datën 27.11.2008, HEC-it Qukës, zhvilluar në datën 22.08.2008, koncesionin e HEC-it Sllabinjë 2, zhvilluar në datën 22.08.2008, HEC-in mbi lumin Shushicë “Vranisht-Hor” , Vlorë, zhvilluar në datën 18.02.2009 etj. Të gjitha këto ankesa shqyrtohen në vazhdim nga ana e institucionit dhe jepet një vendim në lidhje me çdo rast, vendim i cili nuk është i detyrueshëm për Agjencinë e Prokurimeve Publike. Në disa raste rekomandimet kanë qenë për rivlerësim të ofertave duke përdorur edhe tone të ashpra për vendimet e autoriteteve kontraktore. Avokati i Prokurimeve vendosi të kërkojë mbështetje nga Agjencia e Prokurimit Publik, e cila me të drejtën që i njeh ligji rekomandohet të kërkojë nga autoriteti kontraktor, rivlerësimin e ofertës në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të HEC-it. “Rekomandohet Agjencia e Prokurimit Publik, për të dhënë masa disiplinore ndaj personave përgjegjës të autoritetit kontraktor, për zgjatje të pajustifikuar të afatit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave”, - vijon një prej rekomandimeve të Avokatit të Prokurimeve.
Problemet
Raporti i vitit të kaluar ka nënvizuar një sërë problemesh me koncesionet, si edhe paqartësi në dokumentet standarde, apo mangësi e vonesa për shqyrtimin e ofertave dhe finalizimin e kontratave. Sipas raportit të këtij institucioni, zvarritje janë evidentuar në afatin e shqyrtimit të ofertave dhe në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentralit Dragobia në rrethin e Tropojës, ku janë tejkaluar afatet kohore, apo me ndërtimin e hidrocentralit “Thanë” në Lushnjë.
Zbatimi
Rekomandimet e Avokatit të Prokurimeve nuk janë të detyrueshme. Në raportin e vjetshëm theksohet se vetëm rreth 82% e zgjidhjeve janë marrë në konsideratë nga APP-ja, sepse ky institucion nuk është vendimmarrës. “Ne jemi vetëm monitorues”, - ka thënë Edi Spaho.
Aplikimi
Qeveria vendosi aplikimin përmes internetit si mënyrën për të shmangur abuzimet në tendera, por sërish, sipas Edi Spahos, kjo formë prokurimi nuk i jep kompetencë Avokatit të Prokurimeve për kontrollin e plotë sepse teknikisht nuk ka akses në sistemin elektronik.