Gjykata e Apelit Administrativ, KLD i propozon Nishanit emërimin e 7 gjyqtarëve
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani, zhvilloi tw premten mbledhjen e radhës, e cila filloi me shqyrtimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për emërimin e Drejtorit të Shkollës e Magjistraturës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këshilli pas diskutimeve vendosi rrëzimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Më tej mbledhja vijoi me votimin kandidaturave për 7 (shtatë) gjyqtarët që do të përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës të Apelit Administrativ. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash vendosi ti propozojë Presidentit të
Republikës emërimin e gjyqtarëve:
1. Alkelina Gazidede
2. Artur Malaj
3. Altina Nasufi
4. Kastriot Selita
5. Bleona Hasa
6. Lindita Sinanaj
7. Rilinda Selimi
Gjithashtu, si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtareve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ku ato janë emëruar për të ushtruar aktivitetin gjyqësor.