Berisha vlonjateve Nuk ka asnje arsye qe te prekni numrin e tersit 29
Kryeministri Berisha inauguroi ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Vlorë, i cili u shërben 164 mijë banorëve.
Në vlerësimin e kreut të qeverisë pas infrastrukturës rrugore e asaj të energjisë elektrike, infrastruktura ujore është jetike për zhvillimin.
“Pas infrastrukturës rrugore dhe asaj të energjisë elektrike, infrastruktura ujore është jetike për zhvillimin e një qyteti. Vlora është qyteti i autostradave më të bukura të vendit por edhe me infrastrukturën ujore më moderne. Vlora, perla e Mesdheut hyn në hartën e qyteteve më të pastra të Europës dhe botës me impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Me 26 milionë euro është ndërtuar ujësjellësi që do i japë vlonjatëve ujë 24 orë pa ndërprerje. Vlora e kishte po kaq jetike impiantin ” vlerësoi Kryeministri gjatë fjalës së tij.
Por në këtë aktivitet kreu i qeverisë bëri apel për të gjithë qytetarët e qarkut të Vlorës.
“Ne po bëjmë gjithçka të ecim drejt zhvillimit, ndaj dhe ju bëj thirrjen më të sinqertë qytetarëve të Vlorës që pasnesër të zgjedhin 44. Shqiptarët përveç mundit dhe djersës meritojnë edhe fatin e mirë, ky është numri i fatit të mirë, shqiptarët e dinë këtë, nuk kanë asnjë arsye të prekin numrin e tersit, 29”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu, kreu i qeverisë ftoi qytetarët që të festojmë në Tiranë sot në orën 19:44.