E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhguesit e OSBE dhe Keshillit te Europes deklarate parazgjedhore

Misioni Vëzhguesve afashkurtër të OSBE-së i bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë shqiptarë, të përdorin ditët e mbetura në vazhdim, për t’u angazhuar në një proces konstruktiv për të siguruar zhvillimin e papenguar të zgjedhjeve.

Koordinatori Special i misionit afatshkurtër të vëzhgimit të OSBE-së, Roberto Battelli, Drejtuesi i delegacionit të OSCE, João Soares dhe Drejtuesi i delegacionit të PACE Luca Volontè, u bëjnë thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces të qetë zgjedhor.

Ata theksojnë se institucionet administrative zgjedhore duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga fushata elektorale, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve do të respektohet nga partitë politike dhe do të zbatohet nga autoritetet. Sipas tyre, kundërshtimet ligjore nuk duhet të bllokojnë punën kritike të institucioneve demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›