E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit Burg pa afat per Paro Lacin

Gjykata e Apelit ka prerë shpresat e Paro Laçit për t’i shpëtuar arrestit apo ekstradimit në Itali. Administratori i klubit të futbollit Partizani, deri në ditën e arrestimit nga policia, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Gjykata e Apelit vendosi burg pa afat për Paro Laçin, për të cilin më herët gjykata e shkallës së parë kishte caktuar 40 ditë burg.

Vetë i pandehuri ka mohuar sërish të ketë lidhje me identitetin Paro Berishiç, me të cilin është vendosur dënimi me 10 vite burg për trafik droge nga gjykata e Milanos.

Për dy rastet e trafikimit të lëndëve narkotike në vitet 1997-1999 nën emrin Paro Berishiç, është akuzuar dhe dënuar Paro Laçi. Gjykata nuk ka saktësuar nëse Laçi do e shlyejë këtë dënim në burgjet shqiptare apo do ekstradohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›