E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit liron tre gardistët

Gjykata e Apelit lë të lirë tre gardistet e arrestuar pas ngjarjeve të 21 janarit, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme për implikimin e tyre në vrasjen e katër demonstruesve të opozitës. Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli ishin të pranishëm në seancë dhe do të lenë menjëherë çelite e paraburgimit. Për nënoficerët ishte dhënë masa e arrestit me 30 ditë burg, por pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, tre punonjësit e gardës apeluan masën e sigurisë. Nga gjashte punonjësit e gardës së ndaluar pas ngjarjeve të 21 janarit vetëm një prej tyre ndodhet tashme në burg: Majori Agim Llupo që mori masën e sigurisë burg pa afat. Komandanti i njësisë speciale të gardës Alfred Ahmetceni, i cili u ndalua pak dite pas tij, u lirua nga gjykata e shkallës së parë ashtu si edhe gardisti tjetër Agron Malaj. Por Gjykata e Apelit vendosi të shfuqizoje edhe vendimet për tre punonjësit e tjerë duke i lënë ata të lirë për mungese provash. Vendimi i radhës u shoqërua edhe me praninë e punonjësve të tjerë të gardës së republikës që mbështesnin koleget në hyrje të Gjykatës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›