E Shtunë, 31 Tetor 2026

City i largohet titullit

Mançester City u largua edhe dy pike me shume nga rivalet e përjetshëm, kryesuesit e Mançester United, pas barazimit ne shtëpi përballë Fulham ne javën e 28 te premier ligës angleze. Ne City Of Stadium, djemtë e Mancinit nuk shkuan me shume se rezultati 1-1 duke i thënë përfundimisht lamtumire luftës për titull, tashme ne një diference prej 10- pikesh me djajtë e kuq. Vendasit kaluan te paret ne avantazh me ane te Balotelit, te cilit i mungonte goli qe nga 28 dhjetori i vitit te kaluar, ndërkohë qe londinezet u kundërpërgjigjen me ane te Damian Daf. Ne takimin tjetër qe prodhoi dhe surprizën me te madhe, Uest Hem i vendit te fundit shpartalloi 3-1 Liverpulin qe kohet e fundit fale rezultateve po ngjitej me prepotence ne renditje. Te kuqte pësuan dy gola ne pjesën e pare nga Parker dhe Demba Ba, u mundua te rikuperonin diçka ne pjesën e dyte me Xhonson qe ngushtoi diferencën ndërsa morën golin e nokautit ne minutën e 91 me ane te Karlton Kol. Java e 28 e premier ligës ne Tring përfundon sonte ne mbrëmje ne orën 21:00 me takimin Stok Siti ? Uest Bromuic Albion.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›