Grabitet kryeplaku ne Radhime

Tre te rinj te fshatit Radhime te Vlorës i grabisin kryeplakut te tyre 105 mije euro. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e se premtes, kur te rinjtë kane hyre ne banesën e kryeplakut Mustafa Lagji për ta vjedhur. Gjate grabitjes, ne banese nuk ka pasur njerëz. Vetëm pasi është kthyer ne shtëpi, kryeplaku ka lajmëruar policinë. Efektivet e Vlorës kane arritur te identifikojnë dhe te vene ne pranga dy nga autoret, Kuleman Havarin dhe Enea Dyrmishajn, ndërsa i treti Keant Kapo, është shpallur ne kërkim. Një tjetër grabitje ka ndodhur pak pas mesnatës se te premtes ne një pike karburanti përgjatë segmentit Fier-Lushnje. Dy te rinj, te cilët me pas janë arrestuar nga policia, kane grabitur me arme paratë qe administronte punëtori i karburantit.
Shpërndaje