E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Durresit 25 vjet burg per Shaban Norjan

Gjykata e Durrësit vendosi të dënojë me 25 vjet burg Shaban Norjan, 81-vjeçarin që vrau dhe gjymtoi kufomën e Ajshe Vatës, shtatzënës 18-vjeçare nga fshati Xhafzotaj.

Gjatë javës së shkuar, prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për vrasësin e vajzës. Në seancën gjygjësore të radhës prokurori i çështjes kërkoi deklarimin fajtor të 81-vjeçarit Shaban Norja dhe dënimin maksimal të tij me burgim të përjetshëm. Pas dhënies së pretencës avokati mbrojtës i Norjes kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen e klientit të vet, i cili është braktisur plotësisht nga familjarët dhe të afërmit përgjatë procesit gjyqësor që ka nisur këtë vit ndaj tij në gjykatën e Durrësit.

Vetë Norja ka pranuar krimin e kryer më 11 tetorin e kaluar në Xhafzotaj të Durrësit, duke e argumentuar atë si zbatim të vullnetit të viktimës 18-vjeçare, e cila ishte kundër abortit të fëmijës që rritej brenda saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›