Gjykata e Durresit la ne burg burrin qe tentoi te djege gruan dhe femijet
Burg pa afat, vendosi gjykata e Durrësit për burrin që tentoi të djegë gruan bashkë me dy fëmijët. Asllan Hoxha në sallën e gjyqit mohoi akuzat duke i cilësuar shpifje. Prokuroria kërkoi vlerësimin e arrestimit në flagrancë, ndërkohë që Gjykata u shpreh se duhet hetim më i mëtejshëm i ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 20 korrik, në banesën e familjes Hoxha në lagjen numër 9 të Durrësit, ku policia parandaloi në kohë tragjedinë. Asllan Hoxha, 37-vjeç pasi dhunoi bashkëshorten shtatzënë në mënyrë barbare, spërkati me benzinë banesën me qëllim djegien.