E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i Pergjithshem prezanton drejtuesit e rinj

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka prezantuar para stafit te organit te akuzes ne kryeqytet dhe prokurorise per krime te rënda, dy drejtuesit e rinje te ketyre institucioneve.
Ne prani te drejtorit te policies se kryeqytetit, Prokurori I Pergjithshem ka prezantuar shefin e akuzes ne Tirane, prokurorin Petrit Fusha, i cili u emerua ne krye te ketij institucioni qe drejtohej prej disa muajsh nga prokurori Adnan Kosova.
Më pas, kryeprokurori ka prezantuar edhe drejtuesin e ri te Prokurorise per Krime te Rënda, prokurorin Eugen Beçi, I komanduar në këtë detyre prej disa muajsh.
Gjate prezantimit te tyre Prokurori I Pergjithshem ka kerkuar nga drejtuesit e rinje dhe vartesit e tij, qe te ashpërsojnë masat e dënimit për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, dhunën në familje dhe fenomenet negative brenda radheve te sistemit te drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›