E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshje dhe te shtena armesh mes policeve private e dy civileve

Një debat për shkak të vendit të parkimit pranë një pike të këmbimit valuator në rrugën e Kavajës, është kthyer në përleshje me grushta dhe të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës, dhe në të janë përfshirë policë privatë dhe dy personat që kishin parkuar automjetin.

Dy policët privat kanë përfunduar njëri në spitalin ushtarak dhe tjetri në spital privat si pasojë e goditjeve nga personat që ndodheshin në makinë, ndërsa një tjetër polic privat ka qëlluar në ajërb kur ka parë grindjen e dhunshme.

Policia, deklaroi se ka shoqëruar të dyja palët në komisariat dhe ka nisur hetimi për ngjarjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›