Gjykata e Elbasanit Burg pa afat per dy vellezerit e akuzuar per vrasje

Gjykata e Elbasanit ka lene sot ne burg dy vellezerit e akuzuar per vrasjen e nenes dhe motres 3 dite me pare ne lagjen 11 janari te ketij qyteti. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miranda Cekrezi dha masen e sigurise burg pa afat per Leonard Sokrat Shefqet Lekaj 28 vjec dhe Dritan Sokrat Lekaj 26 vjec.
Nderkohe mesohet se 28-vjecari i cili u vetedorezua diten e ngjarjes e ka pranuar krimin madje ka shprehur edhe pendesen per ate qe ka ndodhur. Sipas tij ngjarja ka ardhur si pasoje e konflikteve te vazhdueshme ne familje.
Ndersa i akuzuari tjeter Dritan Lekaj i cili u ndalua nga policia pak ore pas krimit ka deklaruar se nuk ka qene ne shtepi ne kohen kur ka ndodhur ngjarja dhe eshte larguar nga qyteti ne kushtet e tronditjes pasi ka marre lajmin. Te dy vellezerit do te perballen me akuzen e vrasjes ne bashkepunim ne rrethana te cilesuara.
Gjithashtu mesohet se eshte arrestuar edhe babai i dy djemve te akuzuar per krimin e rende Sokrat Shefqet Lekaj i shpallur ne kerkim pas mosparaqitjes se tij per te deshmuar ne lidhje me ngjarjen.
Donika Lekaj 62 vjec dhe e bija Leonora Lekaj 40 vjec u gjeten te vrara me arme zjarri ne shtepine e tyre te premten e kaluar.
ELBASAN- Vret nenen dhe motren shkaku nje konflikt i vazhdueshem pas divorcit te prinderve. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te nates por eshte zbuluar vetem gjate paradites se djeshme nga ana e policise pas njoftimit te nje prej banoreve te lagjes.
Krimi i dyfishte i vrasjes se Donika Lenkajt 62 vjece dhe vajzes se saj Leonora Lenkaj 40 vjec me banim ne lagjen 11Nentori ne vendin e quajtur 6-kateshi eshte zbuluar vetem ne mesdite rreth ores 1230 pasi eshte kontrolluar banesa e familjes Leka.
Policia menjehere ka shkuar tek emri i autorit. Inspektoret e zones kane arritur te komunikojne me te birin e gruas dhe i kane kerkuar te dorezohet. Pas disa telefonatave dhe bindjes se nuk do te kishte pasoja i riu eshte vetedorezuar Leonard Leka 25 vjec ka treguar per krimin e tmerrshem qe kishte kryer.
Vetem disa ore me vone agjentet e policise kane arrestuar edhe shtetasin Dritan Sokrat Leka 24 vjec. Arrestimi i tij eshte bere ne Pogradec tek disa te aferm pasi akuzohet se ka qene i pranishem gjate kryerjes se krimit te vrasjes se nenes dhe motres duke u shpallur ne kerkim nga policia. Per sqarime mbi ngjarjen e ndodhur eshte kerkuar paraqitja ne polici te ish-bashkeshortit te viktimes Shefqet Leka i cili sipas banoreve eshte pare ne mengjes te dale i qete pa lajmeruar askend mbi krimin qe kishte ndodhur.
Versioni zyrtar i krimit brenda familjes mbetet ende i paqarte por pas pyetjes se autorit te vrasjes ka tashme nje version paraprak per vrasjet.
Nga deshmia e Leonard Lekes mesohet se grindjet e vazhdueshme dhe konfliktet ne familje kane sjelle krimin.
Ai madje ka deklaruar se nena e tij pas ndarjes me babane kishte dyshime se kishte filluar te komunikonte me ish-bashkeshortin e pare me te cilin kishte edhe vajzen e madhe 40-vjecare. Nderkohe per kete te fundit dyshonte se nuk kishte nje sjellje morale te duhur. Ne vendin e ngjarjes eshte gjetur nje pushke dhjeteshe me te cilen eshte kryer krimi.
Autori ka qelluar 6 here mbi dy grate te cilat kane gjetur vdekjen e menjehershme pa pasur mundesi te kerkojne ndihme apo ti shpetojne plumbave. Policia ka grumbulluar provat e mjaftueshme per ngjarjen sic eshte arma e krimit disa gezhoja dhe gjurmet e gishterinjve.
Ngjarja
Krimi i dyfishte per vrasjen e nenes dhe motres eshte regjistruar aty rreth ores 1215 menjehere pas mesnate. Kete fakt e konfirmojne fqinjet e familjes Lenkaj te cilet rreth kesaj ore kane degjuar disa te shtena te cilat i kane quajtur shperthime fishekzjarresh per ndonje dasme. Edhe fqinjet me te afert nuk kane mundur ti identifikojne te shtenat qe kane qene gjithsej 6.
Banoret thone se nuk kane njoftuar policine pasi nuk e kane menduar kurre qe ishin te shtena arme te vertete. Gjithashtu ata jane gjendur te befasuar per zbulimin e krimit te tmerrshem. Vetem kur nuk kane pare te dale nga shtepia gruaja dhe vajza e saj te cilat cdo mengjes shkonin ne pune dikush nga fqinjet ka telefonuar policine per dyshime se kishte ndodhur nje krim i tmerrshem.
Ne mengjes pame Shefqetin te dale nga shtepia e te kaloje nga lagja dhe ishte i qete. Ai ose nuk ka ditur gje ose nuk ka dashur te flase-shprehet nje grua qe nuk do te identifikohet. Ne dyshuam se kishte qene ish-bashkeshorti por asnjehere dy djemte.
Ata vertete ishin te papune dhe jo shume te rregullt por askush nuk do ta mendonte se do te arrinin deri atje sa te vrisnin nenen dhe motren. Madje dikush nga banoret thote se ata mund te perdornin edhe droge.
Policia
Nje grup hetimor i perbere nga prokurore oficere te policise gjyqesore dhe agjente policie ka kryer veprimet e para per ngjarjen. Ne vendin e krimit kane mberritur dy prokurore te prokurorise se Elbasanit si dhe drejtori i policise Elbasan Jashar Vreka dhe drejtues te tjere.
Pasi jane kryer veprimet hetimore dy trupat e pajete jane derguar ne morgun e spitalit ku edhe do te behet keqyrja e kufomave. Menjehere kane nisur kerkimet per arrestimin e vellait te dyte i cili dyshohet se ka bashkepunuar ne krim.
Dy vellezerit kane qene bashke ne momentin e kryerjes se krimit ndersa Leonard Leka ka pranuar se ka qene ai autor i krimit te vrasjes. Policia ka shpallur menjehere ne kerkim vellane me te vogel te Leonardit i cili ishte fshehur tek te aferm te babait te tij ne Pogradec.
Dritan Leka eshte arrestuar nen akuzen e personit qe ka ndihmuar ne krim por ende nuk eshte sqaruar forma e bashkepunimit te tij ne krim dhe nese ka dore apo jo ne vrasje. Aktualisht ai eshte duke u marre ne pyetje nga policia.
Gjithashtu eshte kerkuar te deshmoje edhe babai i dy djemve i cili ende nuk ishte paraqitur per te dhene deshmine e tij pasi mund te kete dijeni mbi krimin. Shefqet Leka eshte kerkuar te jape versionin e tij dhe nese ka pasur dijeni per vrasjen apo jo dhe mosreagimin e tij pas ndodhjes se vrasjes se dyfishte. Aktualisht per te nuk eshte ngritur ndonje akuze.
Shkaku
Krimi i ndodhur ne mesnate eshte ende i paqarte per sa i perket shkakut por policia e ka percaktuar tashme si nje vrasje te ndodhur pas nje konflikti ne familje. Hetuesit bene te ditur se jane duke u marre ne pyetje dy vellezerit te ndare nga njeri-tjetri per te perballur versionet e tyre ne te cilat ka ndodhur krimi i rende.
Aktualisht mesohet se shkak ka qene grindja me nenen per shkak te ndarjes dhe dyshimeve te rilidhjes se saj me ish-bashkeshortin e pare me te cilen ajo kishte edhe nje vajze.
Nga deshmia e autorit kryesor te vrasjes thuhet se ai ka dashur te vrase fillimisht motren te cilen e akuzonte per sjellje jo te mire morale pasi sipas tij ishte e lidhur me disa meshkuj.
Por nena ka tentuar te mbroje te bijen ai ka qelluar mbi te dyja duke i lene te vdekura. Sipas policise xhelozia konfliktet per shtepine varferia jane bere shkak i grindjeve te vazhdueshme ne familje qe kane sjelle krimin e rende te vrasjes. Gjithsesi i mbetet prokurorise te vertetoje me prova dhe te ndertoje skemen dhe shkakun qe solli vrasjen e dyfishte.
Familja Leka
Varferia e madhe dhe problemet kishin bere qe familja Leka te copetohej . Prej disa viteve bashkeshortet Leka ishin ndare dhe kishin ndare dhe shtepine e vjeter ne dysh me dy dyer te ndryshme. Banesa e vjeter dhe e amortizuar strehonte te dyja palet ne konflikt qe perfshiheshin ne grindje te herepashershme.
Dy djemte jetonin me babane ndersa vajza me nenen. Gruaja tregtonte ne vendin e quajtur Rrapishte nga edhe ishte lagjja ku kishte lindur ndersa vajza punonte ne nje fabrike paketimi mallrash.
Sipas policise konfliktet kane qene te vazhdueshme mes familjareve si per shtepine ashtu edhe per xhelozine e dy vellezerve te cilet nuk e perballonin kete situate te krijuar madje edhe faktin qe nena e tyre te komunikonte me ish-bashkeshortin e pare.
Sipas informacioneve nga fqinjet ish-bashkeshorti Shefqeti punonte me shkeputje si hidraulik. Shtepia e mbuluar me pllaka eterniti dhe varferia ekstreme eshte pamja me e zymte te kesaj tragjedie familjare me dy viktima.
Deshmia e Leonardit Ma kishin sjelle shpirtin ne maje te hundes
Grindeshim vazhdimisht. Prej vitesh shtepia ishte e ndare ne dy pjese. Nje pjese e kishte nena dhe motra dhe nje pjese babai.
Ne jetonim me babane por gjithmone do ziheshim qofte edhe per shtepine por edhe per faktin se nena kishte filluar te shoqerohej me burrin e pare me te cilin kishte edhe vajzen motren time. Kjo situate nuk durohej as nga ne as nga babai. Nuk e di pse ndodhi mbreme kjo gje por nje dite do te ndodhte. Ashtu sic kishin shkuar gjerat do te vinte dita kur do te vrisja.
Kam marre pushken dhe pasi jemi grindur desha te qelloj motren e cila po bertiste por nena doli ta mbronte dhe une kam qelluar. Nuk mbaj mend sa here dhe me pas ika nga aty. Nderkohe vellai u largua ne nje drejtim tjeter. Kam vrare dhe u dorezova. Beni cte doni-kane qene fjalet e Leonardit para hetuesve. Ai ka deklaruar gjithashtu se vellai i tij nuk ka gisht ne vrasje.