E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Janë bërë abuzime me listat e zgjedhësve

Ndёrsa Partia Socialiste akuzon se janё duke u bёrё abuzime me listat e zgjedhёsve, krerёt e njёsive bashkiake japin versionin e tyre sipas pёrkatёsive partiake .Tё gjithё pranojnё se ka kёrkesa pёr regjistrime tё reja, por secili jep motivet e tyre. Kryetarja e minibashkisё numёr 5, Jeta Seitaj e cila pёrfaqёson Partinё Socialiste, mbёshtet versionin e partisë së saj duke thёnё se Drejtoria e Pёrgjithshme e gjendjes civile ka pёrfshirё nё listat zgjedhore, personat tё cilat janё regjistruar si banorё tё Tiranёs pas datёs 8 mars.
 

Sipas nenit 52 tё kodit zgjedhor, kёrkesat pёr ndyshim nё listёn paraprake tё zgjedhёsve nuk mund tё paraqiten mё vonё se 60-tё ditё pёrpara datёs sё zgjedhjeve. Kryetari i minibashkisё numёr 8, Arben Tafaj, i cili pёrfaqёson kualicionin qeverisёs, thotё se fluksi i regjistrimeve nё minibashkinё e tij, ёshtё krejt normal.
 

Partia Socialiste, ka akuzur qeverinё se pёrmes kontratave tё qerasё, po shpёrngul banorё nga Bashki dhe komuna, pёr t`u regjistuar pranё zyrave tё gjendjes civile nё Tiranё dhe pёr tu bёrё kёshtu, votues tё zgjedhjeve tё 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›