PS Beqaj Demi ekonomik nga afera virxhin 75 mln euro ne vit

Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqaj ne nje deklarate per shtyp ka bere te ditur perllogaritjen e demeve qe u eshte shkaktuar qytetareve nga afera korruptive me naften virxhin. Beqaj duke evidentuar faktet tha se ky dem arrin ne 75 milione euro ne vit.
Sali Berisha dhe oborri i tij fitojne rreth 80 milion euro nga kontrabanda me naften virxhine ndersa ekonomia dhe qytetaret shqiptare humbasin milionat nga Mosshfrytezim i kapaciteteve prodhuese vendase. Ky dem 75 milion eurosh ne vit. Plot 450 mije ton gasoil importon Shqiperia me nje kosto prej 700 dollaresh per ton ndersa nafta shqiptare e paperpunuar eksportohet me 400 dollare per tone. Fajin e ka Saliu per kete humbje financiare qe bie ne kurriz te qytetareve dhe ekonomise shqiptare. Evazioni fiskal nga kontrabanda e naftes virxhin nga lejet tregtare te dhena nga Genci nga symbyllja e tatimoreve te Ridvanit nen kujdesin bodigardeve dhe policeve te Lulit eshte rreth 20 milion euro ne vit. Secili prej 250 mije pronareve te automjeteve paguan 300 dollare ne vit vetem per riparimin e shkaterrimit qe llumi i ben makinave. Pra jane 75 milion dollare ne vit qe kane dale nga xhepat e qytetareve shqiptare tha deputeti Beqaj.
Ai shtoje se nga kjo afere jane shkaktuar edhe deme ne mjedis dhe tek shendeti i qytetareve.