E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese Ligjet japin sot vendimin

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot relacionet per kater kandidaturat e propozuara nga presidenti Bamir Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese. Jane tashme gati relacionet e pergatitura per Artan Hoxhen Fatmir Hoxhen Edlira Jorgaqin dhe Adrian Leken. Vleresimet per ta do te jepen perkatesisht nga relatoret demokrate Enkelejd Alibeaj Ylli Lama Mesila Doda dhe Adrian Leka. Anetaret e Komisionit te Ligjeve kane zhvilluar seanca te gjata degjimore me secilin prej kandidateve. Ligjvenesit e Komisionit gjate zhvillimit te seancave degjimore nga kater deputetet demokrate kane percaktuar dhe vleresimin per secilin kandidat. Artan Hoxha ish-anetar i Gjykates se Larte eshte pyetur gjeresisht per pikepamjet e tij lidhur me sistemin e drejtesise dhe Gjykaten Kushtetuese por i jane kerkuar dhe shpjegime te detajuara lidhur me pasurine. Seanca degjimore me Edlira Jorgaqin aktualisht drejtoreshe e Legjislacionit dhe Botimeve ne Prokurorine e Pergjithshme u perqendrua te puna e saj shumevjecare gjate si ciles ka punuar dhe si eksperte e propozuar nga Partia Socialiste per Reformen ne Drejtesi. Njekohesisht deputetet e PD-se publikuan nje raport te Departamentit te Antikorrupsionit ne Kryeministri i cili hedh poshte nje vendim qeverie qe Jorgaqi e cilesonte si te ligjshem kur punonte ne Ministrine e Drejtesise. Kandidati tjeter Adrian Leka me profesion avokat penalist u akuzua nga deputetet e PD-se se nuk ka paguar taksat rregullisht ndersa vete Leka pranoi hapur ne komision se nuk ndihej me aspirant per ne Gjykaten Kushtetuese. Ndersa seanca degjimore me kandidatin Fatmir Hoxha aktualisht kreu i Gjykates se Apelit ne Shkoder ishte me e shkurtra nga kater propozimet e Topit per Kushtetuesen.

Kandidatet per Gjykaten Kushtetuese

Artan Hoxha

Fatmir Hoxha

Edlira Jorgaqi

Adrian Leka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›