Gjykata e Lartë, PD-Ramës: Lejo deputetët ta votojnë

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po bllokon integrimin e vendit ndërsa i ka bërë thirrje atij të lejojë deputetët socialistë të votojnë ligjin për Gjykatën e Lartë.
Në një konferencë për shtyp zëdhënsja e PD-së Silvi Bardhi tha se Rama politikën bllokatore e konsideron si levën kryesore për dëmtin e qeverisë.
“PD i bën thirrje z Rama të vendosë interesat jetike mbi interesat ngushta të pushtetit personal që reformat e integrimit të vihen mbi ato personale” tha Bardhi.