E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelly: Zgjedhja e kreut të KQZ-së të jetë transparent

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duhet të zgjidhet në mënyrë të paanshme e transparente dhe të mos ndiqet e njëjta rrugë siç ndodhi me zgjedhjen e presidentit. Ky ka qenë reagimi i menjëhershëm i ardhur nga ambasadori i SHBA-së në OSBE Ian Kelly, i cili është shprehur për situatën politike në Shqipëri pas raportit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.

Ambasadori Ian Kelly ndërsa ka vlerëusar progresin e shënuar nga klsaa politike për realizimin e reformave të rëndësishme në procesin integrues tha se afirmimi i mekanizmave të demokracisë kërkon akoma shumë punë përtej zgjedhjes së një presidenti të ri. Për këtë ambasadori përshëndet konsesusin e arritur nga klasa politike shqiptare për miratimine kodit të ri zgjedhor por paralajmëron se miratimi nuk do të jetë shumë domethënës nëse politikat e reja nuk zbatohen me mirëbesim.
 

“Do të jetë veçanërisht e rëndësishme të sigurohet që zgjedhja e një kryetari të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet me proces konsultimi, sa më të paanshëm e transparent që të jetë e mundur ka deklaruara Kelly. Duke e lidhur këtë proces edhe me zgjedhjen e presidentit n Nishani në muajin qershor, ambasadori i SHBA-së në OSBE shpreh shqetësimin se njënashmëria e këtij procesi të mos vijojë edhe në zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së , në kohën kur Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
 

Lufta politike që u bë vitin e kaluar - vijon Kelly në deklaratën e tij për fat të keq zbehu pikëpamjen e botës për Shqipërisë dhe shërbeu të lihej në hije përparimi i madh që ka bërë vendi në 20 vitet e kaluara.  “Drejtuesit politikë të Shqipërisë duhet të kenë në mendje interesat më të mira të vendit gjatë fushatës zgjedhore që po troket, në mënyrë që të sigurojnë që përparimi i reformave të mos lihet mënjanë për 12 muajt e ardhshëm” shton më tej ambasadori.   Po ashtu ambasadori Kelly ka inkurauar emërimin e Avokatit të Popullit për të vazhduar punën për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›